E-Diaspora
Sesioni informues në Shtuttgart: Klima e Investimeve në Kosovë
Pjesëmarrësit ndër tjera u njoftuan edhe rreth Ligjit për investime strategjike në Kosovë, si dhe rreth shërbimeve e procedurave tatimore, doganore dhe privatizuese në Kosovë
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme, Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike dhe Ambasadën e Republikës së Kosovës në Gjermani, organizuan në Shtutgart të Gjermanisë, Sesionin Informues: “Klima e Investimeve në Kosovë”, përcjell albinfo.ch.
Kreshnik H. Thaqi, udhëheqës i sektorit për promovim të investimeve në KIESA, informoj përfaqësuesit e bizneseve nga diaspora shqiptare në Gjermani rreth mundësive për investime në Kosovë.
Sesioni informues është mbajtur të shtunën 06.10.2018 në ambientet e Konsullatës se Kosovës në Shtutgart, në të cilin morën pjesë mbi 20 binzese të diaspores.
Pjesëmarrësit ndër tjera u njoftuan edhe rreth Ligjit për investime strategjike në Kosovë, si dhe rreth shërbimeve e procedurave tatimore, doganore dhe privatizuese në Kosovë.
Pas sesionit informues, përfaqësuesit e KIESA-s kanë marrë pjesë në takimin e organizuar nga Unioni i Bizneseve Shqiptare me bizneset e rajonit të Ludwigsburgut, gjatë të cilit takim bizneset shqiptare të këtij rajoni po ashtu u njoftuan rreth ambientit të biznesit në Kosovë dhe u ftuan të vijnë të bëjnë biznes në Kosovë.
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra