Kosova

Serwer: Për Kosovën dhe rajonin, më mirë Bideni president se Trumpi

Analisti amerikan, Daniel Serwer, ka thënë se s’ka gatishmëri nga palët për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, përcjell albinfo.ch.

Ai gjatë një debati në Prishtinë lidhur me dialogun Kosovë-Serbi tha se synimi përfundimtar i dialogut duhet të jetë njohja reciproke, por shtoi se këtë nuk po e sheh të mundshme të ndodhë në këtë moment.

Në diskutimin me temën “E ardhmja e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë: Mundësitë për dinamika të reja dhe ndikimi i zgjedhjeve në BE dhe SHBA”, Serwer, i cili njeh zhvillimet në Ballkan, tha se për Kosovën dhe rajonin më mirë do të ishte të rrinte presidenti aktuali ShBA-së, Joe Biden, sesa të rikthej ish-presidenti Donald Trump.