Lajme
Sërish zgjedhje në 5 komuna të Kosovës
Arsyet për anulim të votimit në këto qendra votimi është thënë të jenë parregullsitë e kontatuara më 12 dhjetor
Zgjedhjet do të përsëriten në 21 qendra votimi të përfshira në pesë komuna të Kosovës. Për anulimin e votimeve ka vendosur Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa. Arsyet për anulim të votimit në këto qendra votimi është thënë të jenë parregullsitë e kontatuara më 12 dhjetor dhe, si të tilla, procesi i votimit në këto qendra nuk mund të konsiderohet i vlefshëm.
PZAP-i ka urdhëruar KQZ-në që të shkohet në rivotim në 12 qendra votimi në Skenderaj, në 5 në Drenas, 1 në Malishevë, 2 në Deçan dhe 1 qendër votimi në Lipjan. PZAP-i ka urdhëruar KQZ-në që të bëjë ndërrimin e komisionarëve të qendrave të votimit dhe të shtojë mbikëqyrjen e procesit të rivotimit.
Pas këtij vendimi të PZAP-it, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar vendimin që në këto komuna votimet të ripërsëriten më 9 janar të vitit 2011. Lajmin e bëri të ditur për mediat e Kosovës, kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka.
E-Diaspora
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen Kjo periudhë e suksesshme shënoi një hap të rëndësishëm për klubin që vazhdon të rritet dhe...
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Transport publik falas për të rinjtë në Gjenevë Banorët e Gjenevës deri dhe duke përfshirë moshën 24 vjeç tani do të mund të përdorin...
-
Ligji i ri për blerjet ndërkufitare
-
Nga sot në fuqi: Ndalohet mbulimi i fytyrës në Zvicër
-
Kush është Karin Keller-Sutter, presidentja e re e Zvicrës?
-
Fjalimi i Presidentes Keller-Sutter: Vlerëson modestinë zvicerane