Shqipëria

Sërish tërmete në detin Adriatik dhe Turqi

Një valë tërmetesh të fuqishme kanë rënë në disa vende të botës këtë javë. Të shtunën u prek Shqipëria nga një tërmet me forcë lëkundëse 5.8 e ndërsa pak ditë më parë u prek Turqia.

Një tjetër tërmet është shënuar ditën e sotme në Detin Adriatik pak minuta më parë, 3.4 ballë.

E ndërsa në Turqi kanë qenë të vazhdueshme duke filluar nga 2.5 ballë e duke vazhduar në 4.0 ballë.

Kujtojmë se ditën e djeshme u godit edhe Indonezia nga një tërmet 6.8 ballë, i cili sipas raportimeve mësohet të ketë shkaktuar të paktën 3 viktima dhe tre të plagosur.

Tërmeti gjithashtu ka shkaktuar edhe dëme të shumta materiale, çfarë ka bërë që shumë banorë të evakuohen, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.