Shqipëria

Sërish tërmet në Shqipëri

Shqipëria është goditur sërish nga tërmetet në mëngjesin e së dielës

Shqipëria është goditur sërish nga tërmetet. Lëkundjet e fundit janë ndjerë gjatë orëve të para të mëngjesit të së dielës.

Tërmeti i fundit është ndjerë në orën 02:28:28. Lëkundjet ishin 2.3 ballë të shkallës Rihter, shkruajnë mediat shqiptare.

Epiqendra ishte sërish në Gjirin e Lalzit në thellësi gjashtë kilometër, përcjell albinfo.ch.

Edhe një ditë më parë Instituti i Gjeoshkancave, Ujit dhe Mjedisit ka regjistruar një sërë tërmetesh me magnitudë të vogël.

Meteorologët kanë paralajmëruar se lëkundjet më të vogla do të vijojnë disa ditë pas tërmetit 5.2 ballë që shkaktoi panik në disa zona