Lajme

Sërish tërmet në Shkup

Qendra Sizmologjike Evropiane ka njoftuar se në tre kufirin Kosovë-Serbi-Maqedoni, ka ndodhur një dridhje e tokës me magnitudë 5.0 në ora 15:10 minuta

Pas tërmetit që ndodhi në mëngjes, një tërmet tjetër sërish ka ndodhur në Shkup me magnitudë 5.0 të Rriterit. Ky termet është ndjerë edhe në kryeqytetin e Kosovës në Prishtinë. Derisa në mëngjes shkalla e dridhjeve ishte 4. 2, sipas Qendrës Sizmologjike të Evropës, tërmeti i dytë ishte më i fuqishëm 5.0.

Epiqendra e tërmetit ka qenë trekëndëshi kufitar Kosovë-Maqedoni-Serbi, ndërsa ka ndodhur rreth orës 15:10 minuta.

Ndryshe, rajoni i Maqedonisë, Kosovës dhe një pjesë e Serbisë janë të rrezikuara nga dridhjet e tokës. Në Shkup, disa qytetarë të moshuar akoma e kanë të freskët tërmetin tragjik që ndodhi në vitin 1963, i cili la të vdekur më shumë se 1000 persona, ndërsa u lënduan 3.000 të tjerë.

Atëbotë nga tërmeti u shkatërruan 15.800 ndërtesa dhe u dëmtuan 28.000 të tjera. Mbi 200.000 persona mbetën pa kulm mbi kokë. Nga tragjedia e Shkupit u trondit dhe u angazhua e gjithë bota. Prandaj tërmetet e fundit kanë ngjallur panik tek qytetarët në Shkup dhe rrethinë.