Jeta në Zvicër
Sërish rrëshqet shkëmbi në Bondo, vazhdon kërkimi i 8 të zhdukurve
Është duke vazhduar kërkimi për tetë personat që janë shpallur të zhdukur. Bëhet fjalë për tetë alpinistë, zviceranë, austriakë dhe gjermanë, të cilët, pavarësisht nga njëri tjetri, kishin qenë në këtë zonë në kohën kritie.
Kur kanë kaluar vetëm dy ditë nga rrëshqitja e madhe e dheut në Bondo, edhe sot sërish ka pasur një rrëshqitje shkëmbinjsh po në këtë fshat. Siç bën të ditur policia e Kantonit të Graubündenit, sot nëpër fshatin e përmendur është regjistruar një ortek dheu që binte nga shkëmbinjtë e afërm, njofton srf.ch. Një rrëshqitje e ngjashme ishte pritur, thonë në polici. Askush nuk ka pësuar nga kjo rrëshqitje e re pasi që banorët me kohë ishin evakuuar për së dxti herë nga fshati, transmeton albinfo.ch. Kjo, sepse ata ndërkohë, pas rrëshqitjes së të mërkurës, qenë ktrhyer përkohësisht në shtëpitë e tyre.
Vlerësohet se të mërkurën masa e shkëmbit të shkëputur dhe të rënë në fshatin Bondo ka qenë rreth katër milionë metra kubë. Afër shkëputjes, praktikisht në lëvizje, janë edhe rreth një milionë metra kubë të tjerë.
Ndërkaq është duke vazhduar kërkimi për tetë personat që janë shpallur të zhdukur. Bëhet fjalë për tetë alpinistë, zviceranë, austriakë dhe gjermanë, të cilët, pavarësisht nga njëri tjetri, kishin qenë në këtë zonë në kohën kritike.
- Kjo fotografi është zgjedhur si foto e javës nga agjencia e fotografive Keystone, në të cilën është e abonuar edhe albinfo.ch
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj











