Uncategorized

Sërish kolona për mërgimtarët

Ata thonë se kanë pritur me orë të tëra brenda territorit të Serbisë, derisa kolonat janë të gjatë disa kilometra

Sa herë mërgimtarët kthehen në Kosovë, formohen kolonat e gjata, madje edhe tani kur temperaturat po bien. Mërgimtarët vijnë në Kosovë për të kaluar festat e fundvitit së bashku me familjet e tyre, raporton albinfo.ch.

Ata thonë se kanë pritur me orë të tëra brenda territorit të Serbisë, derisa kolonat janë të gjatë disa kilometra.

Ata kanë bërë të ditur se koha e pritjes në kolona sillet mes 7 e deri në afër 20 orë dhe se pjesa dërrmuese e automjeteve janë me fëmijë të vegjël, ndërsa temperaturat kanë filluar të bien duke e bërë edhe më të vështirë qëndrimin në kolona, shkruan ‘koha.net’.

Mërgimtarët janë ankuar edhe për procedura të shumta që po i bënë pala serbe në dhënien e disa dokumenteve për të kaluar kufirin.