Lajme
Sërish kolona nëpër kufij: Nga Kosova deri në Austri, rreth 20 orë udhëtim
Tri deri në katër orë pritje nëpër kufij.
Meqë dita e hënë është ditë pushimi në shumë shtete evropiane, shumë mërgimtarë për tri ditë pushim morën rrugën për në vendlindjet e tyre. Mirëpo, pas kthimit nga atdheu drejt shteteve perëndimore, ata janë duke u përballur me kolona të gjata nëpër kufij të shteteve të ndryshme.
Bashkatdhetari ynë, Gazmend Bardhoku, i cili jeton në Amstetten të Austrisë, mbrëmë është nisur në orën 18:00 nga Gjakova dhe ende nuk ka mbërritur në vendin ku jeton dhe vepron.
„Jemi nisur me autobus, dhe ende jemi rrugës për në Amstetten. Sapo kemi hyrë në Austri. Kishte shumë kolona gjatë rrugës. Në kufirin Serbi – Hungari kemi pritur mbi tri orë, ndërsa ata me vetura pritjet e tyre janë deri në pesë orë“, theksoi ai për albinfo.at.
Gazmendi tregoi se në kolona të gjata kanë hasur edhe në hyrje të Austrisë. „Në hyrje të Austrisë, kolona ishte deri në 4 kilometra“, shtoi ai duke thënë se i duhen edhe dy orë rrugëtim deri në vendin ku jeton.
A ka karantinë për udhëtarët nga Kosova?
Që nga lehtësimi i masave të shtetit austriak, versione të ndryshme janë thënë sa i përket karantinimit për shtetet e Ballkanit, duke përfshirë edhe bashkatdhetarët tanë nga Kosova. Nga vendi i ngjarjes na njoftoi Gazmend Bardhoku.
“Ata që dëshmojnë certifikatë që janë shëruar nga virusi dhe ata që janë të vaksinuar para 22 ditëve, (vaksina e parë) nuk u kërkohet karantina. Ndërkohë, për udhëtarët tjerë vlen karantinimi prej dhjetë ditësh, me mundësi ndërprerje në ditën e pestë, pas testimit dhe rezultati të jetë negativ. Përjashtim kishte të disa udhëtarë të cilët dëshmonin se kanë pasur rast vdekje. Nuk merret parasysh as testi PCR negativ dhe as fotografimi i banerëve të personave të vdekur nëpër shtylla elektrike”, bëri më dije Gazmend Bardhoku.
Sipas faqes zyrtare, austria.info, rregulli pas 19 majit thotë: Me rastin e hyrjes në Austri (kjo vlen posaçërisht për shtetet e Ballkanit) qytetarët duhet të dëshmojnë certifikatën e vaksinimit (vlen vetëm nga dita e 22-të pas vaksinimit me vaksinën e parë) ose
– dëshmi nga mjeku që në 6-mujorin e fundit është kaluar virusi SARS-COV-2 (dëshmia duhet të jetë në gjuhën gjermane ose angleze).
Të gjithë qytetarët, të cilët nuk bëjnë pjesë në dy kategoritë e mësipërme, duhet t’i nënshtrohen vetëkarantinimit prej 10 ditësh, me mundësi ndërprerje në ditën e 5-të nëse pas testimit, rezultati është negativ.
E-Diaspora
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit Dr. Edin Nevzati punon si neurokirurg në SHBA, në Universitetin e Kolorados ndërsa ruan lidhjen shkencore...
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët pesimistë për vitin 2025, sa i përket anës financiare Numri i njerëzve që kanë vështirësi në pagesën e primeve të sigurimit shëndetësor nuk ka qenë...
-
Një skiator humb jetën nga orteku në Zvicër
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive?
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve