Shkurt.ch

Sërish arratiset dhe kapet prapë një dhunues

Vetëm një javë pas dorëzimit të një vrasësi dhe dhunuesi të ikur nga burgu, sot është arratisur një i burgosur tjetër që po mbante dënimin për dhunim seksual.

Kësaj here kjo ka ndodhur në qendrën për riintegrim (një lloj burgu ) St. Johannsen të komunës Le landeron në kantonin e Bernës. Ai, të premten që shkoi, nuk ishte kthyer në burg pas përfundimit të orarit të punës që e bënte jashtë burgut.

Por, policia kantonale i ra në gjurmë dhe e ktheu atë shpejt sërish në burg.

Bëhet fjalë për një të burgosur 48 vjeçar i cili prej tetë vitesh po e vuante dënimin për dhunim seksual.