Kinema
Seria “Only Fools and Horses”, shndërrohet në dramë muzikore
Komedia britanike “Only Fools and Horses”, që u ndoq nga miliona njerëz nëpër botë, është shndërruar në një version muzikor që lidhet me çështjen e Brexit-it dhe përkujton kohërat më të thjeshta të britanikëve.
Shumëçka ka ndryshuar në Britani, qëkur Derek “Del Boy” Trotter dhe vëllai i tij Rodney filluan shfaqjen televizive të viteve ‘80 e ‘90 në rrugët e ndyta të Peckhamit në juglindje të Londrës.
“Tani jemi në një situatë të polarizuar, prandaj është mirë që nganjëherë të kthehemi dhe të shikojmë gjërat në të kaluarën. Mund të themi se atëherë ishim më të thjeshtë dhe ishin kohëra më të mira. Drama muzikore është e mirë dhe është e bazuar në komedinë më të mirë që është shkruar ndonjëherë”, ka thënë aktori Tom Bennet që luan rolin e Del Boyt.
Seria ishte shkruar nga John Sullivan, aftësia e të cilit, për t’i portretizuar njerëzit e rrugës vinte nga rritja e tij në një familje të mesme në Londrën Lindore.
Në vitin 1996, një episod i “Only Fools and Horses”theu rekordin televiziv në Britani, duke u ndjekur nga një audiencë prej 24 milionë njerëzve.
E-Diaspora
-
Manifestim kulturor për festat e nëntorit, organizuar nga KMSHZ Nën moton „Mërgata në shërbim të Kombit dhe të Fesë“, Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër, më...
-
LAPSH në Gjenevë, kërkon ndihmë për nxënësit e Shkollës Shqipe
-
Limaj në Gjermani tha se mbështetja e mërgimtarëve është forcë për Kosovën
-
Bedri Hamza takon mantelbardhët shqiptarë në Zvicër, i quan mjekë me përvojë të jashtëzakonshme
-
Prof.Dr. Cuculi, njeriu në mes të doktorit të zemrës dhe menaxherit
Jeta në Zvicër
-
Studimi që zbulon dallimet në kulturën ushqimore midis Zvicrës dhe fqinjëve Kënaqësia luan rolin më të madh në të ngrënit. Vetëm një e treta (35%) e të...
-
Migros Aare shfuqizon ditët e zbritjes për pensionistët
-
Libri “Masakrat në Kosovë 1998 – 1999”, një monument kundër harresës
-
Ku do të bjerë borë në Zvicër këtë javë
-
Studimi zbulon dallimet në kulturën ushqimore midis Zvicrës dhe fqinjëve