Gruaja
Serena Buçaj, më e bukura e Nju Jorkut
Serena Buçaj, është bukuroshja shqiptare e cila më 17 janar ka fituar çmimin “Miss New York 2016”
Buçaj arriti me sukses të triumfonte me 50 garuese, që ishin kandidate për këtë çmim duke u bërë shqiptarja e parë si më e bukura e Nju Jorkut.
Bukuroshja shqiptare është më origjinë nga Puka, ndërsa e lindur e rritur në SHBA.
Serena Buçaj ka punuar si modele në “Major Model NYC” dhe me këtë fitore do të ketë mundësi këtë vit për të konkurruar në “Miss USA 2016”, pasi që fitueset e qyteteve më të mëdha do të garojnë në korrik për më të bukurën e shtetit ku fituesja do të përfaqësoj Amerikën në “Miss Univerese 2016”.
Pas fitores, Serena ka publikuar edhe një fotografi nga shtrati ku pranë saj qendron kurora e më të bukurës.
“A mund të flejë rehat tani kur ëndrrat e mia u bën realitet? Faleminderit shumë për mbështetjen e madhe! Do të më marrë disa ditë të ju falënderojë secilin, por ju premtoj se do ta bëj!”, ka shkruar Serena në faqen e saj në “Facebook”, përcjell “albinfo.ch”.
Albinfo.ch
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha