Futboll

Serbo-austriaku e fyen futbollistin shqiptar të Maqedonisë së Veriut

Serbo-austriaku e shan me nënë futbollistin shqiptar të Maqedonisë (Video)

Lojtari Marko Arnautoviç shënoi golin e 3-të që mbylli takimin e Austrisë kundër Maqedonisë së Veriut, përcjell albinfo.ch.

Mediat sportive botërore, gjatë ndeshjes vunë në pahë një skandal që kishte bërë lojtari serbo-austriak.

Në vend që këtë moment ta shijonte duke festuar golin, sulmuesi austriak me origjinë serbe zgjedh të shpërthejë nga nervat e tij, derisa Alaba shkon dhe i mbulon gojën për të mos vijuar më tepër me ofendimet.

Por çfarë u tha nga Arnautoviç pas irritimit të tij? Në Serbi japin versionin e tyre.

“Informer.rs“ zbulon fjalët e thëna nga goja e 32-vjeçarit dhe, sipas tyre, shkojnë të gjitha për Bejtullain e jo për Alioskin, siç ishte përfolur.

“Të q*** mamanë shqiptare“, ishte fraza e turpshme e thënë nga Arnautoviç.

https://www.youtube.com/watch?v=TpjyT_9uHFg