Kosova

Serbia zyrtarisht thotë se e ka vrarë Faton Hajrizin, të dyshuarin për vrasjen e policit serb

Zëvendëskryeministri i Serbisë, njëherësh ministër i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq, tha të premten se është vrarë Faton Hajrizi, i dyshuari për vrasjen e një polici në Serbi në orët e para të së enjtes.

Në komunikatën e parë të lëshuar nga Daçiq më 19 korrik, nuk u përmend emri i tij. Por, më vonë ministri serb e përmendi atë me emër në një postim në rrjetet sociale. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës paraprakisht i kërkuan Serbisë që të konfirmojë identitetin e personit të vrarë.

Autoritetet serbe më herët gjatë së premtes kishin njoftuar se po kërkonin Faton Hajrizin, për vrasjen e policit dhe plagosjen e një tjetri në Lloznicë, qytet në pjesën perëndimore të Serbisë./REL