Kosova
Serbia po e humb tregun nē Kosovë
Sipas Doganave të Kosovës, vlera e importit nga Serbia - nga 450 milionë euro sa ka qenë në vitin 2017, ka rënë në 305 milionë më 2021
Sasia e prodhimeve të Serbisë në tregun e Kosovës ka rënë për gati 37 për qind vitin e kaluar, në krahasim me vitin 2017, tregojnë të dhënat e Doganave të Kosovës, përcjell Albinfo.ch.
Sipas llogaritjeve të tyre, vlera e importit të mallrave serbe në Kosovë ka qenë 450 milionë euro në vitin 2017, apo 36.8 për qind më shumë se në vitin 2021, kur ky import ka arritur në 305 milionë euro.
Radio Evropa e Lirë ka kontaktuar Odën Ekonomike të Serbisë dhe disa kompani të këtij vendi që eksportojnë në Kosovë por ato nuk kanë dashur të flasin për vlerën e eksporteve të tyre në Kosovë.
Një ndërmarrje që përfshin disa marka prodhuesish nga Serbia, ka konfirmuar se eksportet e tyre në Kosovë “kanë rënë për një moment”, por nuk kanë dhënë më shumë detaje.
“Për sa u përket vlerave të eksporteve [sa eksportojnë dhe a kanë pasur humbje], nuk flasim dhe kaq”, kanë thënë shkurtimisht ata.
Për gati dy dekada deri në vitin 2018, Serbia ka qenë shteti me sasinë më të madhe të mallrave në tregun e Kosovës. Gjatë një dite, ky shtet ka eksportuar në Kosovë mallra në vlerë prej rreth 1.2 milion eurosh. Shumica e eksporteve kanë qenë nga industria ushqimore dhe ndërtimore.
Në nëntor të vitit 2018, Qeveria e Kosovës, e udhëhequr në atë kohë nga kryeministri Ramush Haradinaj, ka vendosur taksë doganore 100% ndaj mallrave të importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina – të dyja vende që s’e njohin Kosovën – me qëllim të, siç ka thënë, forcimit të prodhimit vendor, të ekonomisë dhe të shtetësisë së Kosovës
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik