Lajme
Serbia pa alternativë
Konsolidimi i buxhetit të shtetit të mbingarkuar me borxhe po shënon përmirësime, por përmirësimi i gjendjes ekonomike po ecë me vështirësi
Zgjedhjet parlamentare të dielen do t’i konfirmojnë partitë qeveritare në pushtet. Por dominanca e tyre absolute shfaq pamëshirshëm mungesën e demokracisë në Serbi.
Ç’është e vërteta kjo gjë është paradoksale! Edhe pse shumica e qytetarëve pranojnë se jetojnë më keq se para një viti, prognozat flasin për një fitore të koalicionit qeveritar në Beograd. Aleksander Vucic ,Kryeministër dhe Kryetar i Partisë Përparimtare Serbe (SNS), mund të jetë i sigurt edhe për një fitore të re. Ku mbështetet fitorja e tij? Në suksese ekonomike jo. Ç’është e vërteta, konsolidimi i buxhetit të shtetit të mbingarkuar me borxhe po shënon përmirësime, por përmirësimi i gjendjes ekonomike po ecë me vështirësi. Që nga shpërthimi i luftës tek më 2015 kishte për herë të parë një rritje ekonomike prej 0.5 përqind, shkruan nzz. Në vitet e ardhshme rritja ekonomike do të duhej të mbërrinte në 2 deri 3 përqind, transmeton albinfo.ch. Kjo nuk është e mjaftueshme për të zbutur papunësinë prej 18 përqind. Një shpjegim më i besueshëm i dominancës së Vucic-it është mungesa e një opozite të besueshme.
Opozita e përçarë
Që nga humbja e saj para katër vitesh, Partia Demokratike (DS) ka demontuar veten e saj. Udhëheqësit e tyre, me ego të madhe, u përçanë dhe s’arritën të qëndronin dot larg pushtetit dhe parasë. Ata krijuan parti të ndara, si ish-kryetari Boris Tadic, apo iu kthyen bizneseve, si Dragan Djilas, ish – prefekti i Beogradit, i cili upasurua në biznesin e shpalljeve. Disa të tjerë iu bashkangjitën partisë fituese SNS. Drejtuesi i ri i DS-së. Bojan Patic, dështoi tërësisht tërësisht që nga fillimiu– nuk ia arriti madje as të zhvillojë një diskutim serioz të programit të partisë së tij.
Arsyeja e mbetjes së opozitës në ofsajd qëndron edhe në dominimin absolut medial të Vucic-it dhe atë jo vetëm në fushatën zgjedhore. Ai shihet duke lidhur kontrata me investitorë të huaj, duke inauguruar autostrada, duke kritikuar ministrat e tij dhe duke mbajtur konferenca me politikanët kryesorë evropianë. Debatet politike pothuajse janë hequr nga programi. „Kundërshoqëria“ është tërhequr në internet dhe mbetet kështu brenda vetes së saj. Kontrollit medial Vuci ia dedikon varësisë financiare të mediave nga shpalljet shtetërore dhe vetëcenzurës së gazetarëve të paguar dobët, prej të cilëve vetëm një pakicë është e gatshme të rezistojë.
Respekti jashtë vendit
Një pjesë e prestigjit të Vucic-it mbështetet në suksesin e tij ndërkombëtar. Ai ka arritur – me të drejtë – të fitojë emër si garant i stabilitetit regjional dhe të krijimit të marrëdhënieve të mira me fqinjët. Me Kosovën nënshkroi Marrëveshjen e Normalizimit. Ai vizitoi Sarajevën dhe dy herë edhe Srebrenicën dhe theksoi rëndësinë që kanë për të marrëdhëniet serbo-boshnjake. Edhpse Kroacia po bllokon për vogëlsira hyrjen e Serbisë në BE, Vucic-i në paraqitjet e tij po përmbahet shumë në shfaqjen e komenteve urrejtëse. Politika e tij fqinjësore i ka sjellur shumë respekt në Bruksel dhe në Berlin. Ky respekt ndoshta nuk do të bie edhe përkundër adhurimit të tij të shprehur për çdo gjë gjermane, përcjell albinfo.ch. Në një shoqëri autoritative si ajo serbe, popullariteti i Vucic-it është edhe shprehje e shpresës që ekziston se burri i fuqishëm do ta çojë vendin përpara falë lidhjeve të tij të mira me më të fuqishmit e botës. Dobësia e këtij stili qeverisës është lënia pasdore e institucioneve. Shteti serb është i fryrë dhe kryesisht joeficient. Kjo vlen si për administratën, ashtu edhe për shëndetësinë dhe arsimin, ku lidhjet partiake janë të shpeshtën vendimtare për të zënë ndonjë vend pune dhe për të bërë karrierë dhe jo kompetencat profesionale. Pikërisht kjo i shqetëson të mirë- arsimuar. Rrjedhojë e kësaj është ikja dramatike e trurit. Përmasat e këtij fluksi janë vështirë të matshme, por Forumi Ekonomik Botëror e konsideron Serbinë si një ndër vendet më të prekura të OECD-së. Me dhjetëra-mijëra mjekë dhe infermierë shkuan viteve të fundit në drejtim të Gjermanisë dhe të vendeve skandinave. Në bazë të një ankete të bërë së fundi me doktorandë, 30% e tyr eplanifikojnë vazhdimin e karrierës jashtë vendit. Arsyet për këtë nuk janë vetëm rrogat më të mira, por edhe frika nga kriteret e fshehta të seleksionimit. Në këtë sfond nuk befasojnë as akuzat për plagjiaturë të hartimit të disertacioneve që iu bëhen Ministrit të Brendshëm dhe Kryetarit të Beogradit, dy shtyllave të Vucic-it, transmeton albinfo.ch. Është për t‘u theksuar se edhe përkundër kësaj akuze disavejeçare asnjëherë deri tash nuk është inicuar ndonjë hetim zyrtar për këtë çështje.
NZZ, Andreas Ernst
Përkthimi për albinfo.ch: Nexhmedin Gerguri
E-Diaspora
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga Ylli shqiptar i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka, ka përfunduar si pjesë e formacionit më të mirë...
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
Jeta në Zvicër
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane Në Zvicër, shërbimet mjekësore të kryera jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane, pavarësisht se kushtojnë më...
-
Anëtari i ekuipazhit zviceran ende në kujdes intensiv pas uljes urgjente në Austri
-
Ulja emergjente e avionit zviceran në Graz është shkaktuar nga një problem teknik
-
Berna ka përditësuar, në internet, hartën e saj të rreziqeve sipas qyteteve të kantonit
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit?