Uncategorized

Serbia nuk do ta ketë lehtë ndaj shqiptarëve të Zvicrës

Ndërkohë, Zvicra barazoi në ndeshjen e parë ndaj Brazilit 1:1. Një nga futbollistët kyç ishte Valon Behrami

Serbia e nisi me fitore Kampionatin Botëror, duke mundur Kosta Rikën me rezultat 1:0.

Por, autori i golit të vetëm Aleksander Kolarov e di se ndaj Zvicrës do të jetë shumë më vështirë, shkruan “bonnercountydailybee.com”.

Ndërkohë, Zvicra barazoi në ndeshjen e parë ndaj Brazilit 1:1. Një nga futbollistët kyç ishte Valon Behrami. Ai ndali futbollistin më të shtrenjtë në botë, Neymarin, derisa në minutën e 70-të doli nga loja për shkak të lëndimit, përcjell albinfo.ch.

Por, trajneri Vladimir Petkoviq ka dhënë lajmin se ai do të jetë i gatshëm për ndeshjen e së premtes.

Lidhjet me Kosovën

Behrami ka lindur në Kosovë dhe emigruan në Zvicër në vitin 1990 së bashku me familjen e tij për shkak të luftës mes shqiptarëve dhe serbëve. Ai në dorën e tij ka tatu flamurin e Zvicrës dhe Kosovës, përcjell albinfo.ch.

Kosova shpalli Pavarësinë më 2008, por Beogradi nuk e njeh Pavarësinë e saj.

Por, Behrami nuk është i vetmi që ka rrënjë nga Kosova. Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka po ashtu kanë prejardhje nga Kosova.

Behrami në ndeshjen ndaj Brazilit kishte një mysafire speciale, pasi në tribuna ishte e dashura e tij, skiatorja e njohur zvicerane, Lara Gut.

Një përfaqim për të dashurin në fund të ndeshjes dhe për ndeshjen e treguar ndaj pesë herë kampionëve të botës.