Lajme

Serbia kërkon nga Zvicra ekstradimin e Naser Oriçit

Serbia i ka bërë kërkesë zyrtare Zvicrës për ekstradimin në Serbi të shtetasit boshnjak, Naser Oriç. Shteti serb e ngarkon ish komandantin e forcave boshnjake myslimane, Naser Oriç me krime të rënda të luftës, të kryera gjatë luftës në Bosnjë e Hercegovinë.

Këtë njoftim e kanë publikuar agjencitë serbe të lajmeve, duke iu referuar burimeve nga Ministria e Drejtësisë e Serbisë.
Oriç ishte arrestuar në fillim të qershorit në Gjenevë, në bazë të një urdhërarresti të Serbisë, njofton srf.ch. Që nga çasti i arrestimit, Oriç ka bërë të ditur se me asnjë kusht nuk do të pranojë të ekstradohet në Serbi dhe se do të rezistojë kundër një vendimi të tillë eventual.