Kosova

Serbia do t’i kërkojë Gjermanisë ekstradimin e Artan Hajrizit

Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq, teksa ka vizituar vendin ku raportohet të jetë vrarë Faton Hajrizi, ka thënë se Serbia do të kërkojë ekstradimin e Artan Hajrizit.

Ai ka deklaruar se Serbia do t’i kërkojë Gjermanisë ta ekstradojë vëllain e të dyshuarit, duke e quajtur “bashkëpunëtor në veprën terroriste”, transmeton albinfo.ch.

“Rrëfimi se vëllai i tij ia ka vjedhur dokumentet është gënjeshtër. Përse do të vinte këtu, nëse ka qenë në Gjermani. Ai ia ka dërguar dokumentet dhe është bashkëpunëtor”, ka thënë Daçiq, raportojnë mediat serbe.