Kosova
Serbia bllokon autobusët nga Kosova
Është bllokuar çdo autobus nga Kosova apo që është i nisur për në Kosovë, si masë reciprociteti ndaj vendimit të palës kosovare për të ndaluar funksionimin e qarkullimit të linjës Prishtinë-Beograd
Vendimi i nxjerrë nga autoritetet kosovare për të ndaluar funksionimin e linjës Prishtinë-Beograd, ka nxitur menjëherë reagimin e Serbisë.
Nga mesnata e së dielës shumë autobusë kanë mbetur të bllokuar pak metra nga pika kufitare në Merdare, në pjesën e Serbisë. Megjithëse ende nuk ka asgjë zyrtare, shoferët e këtyre autobusëve të bllokuar thonë se policia serbe u ka thënë gojarisht se kanë marrë urdhër nga autoritetet serbe për të bllokuar çdo autobus nga Kosova apo që është i nisur për në Kosovë, si masë reciprociteti ndaj vendimit të palës kosovare për të ndaluar funksionimin e qarkullimit të linjës Prishtinë-Beograd.
“Kohavision” ka kontaktuar me ministren e deritashme për Dialog, Edita Tahiri, por e njëjta nuk ka pranuar të flasë asgjë për situatën e krijuar, duke e adresuar përgjegjësinë te zyrtarët e Policisë së Kosovës, por që edhe këta të fundit kanë thënë të mos e kenë nën përgjegjësi një problematikë të tillë, përcjell albinfo.ch.
Në ministrinë e Infrastrukturës që është e autorizuar të japë leje ndërkombëtare të qarkullimit, kanë thënë se janë duke u marrë me këtë çështje, por një përgjigje për bllokadën do ta japin ditëve në vijim.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj












