Integrimi
Serbi dhe kroati kapen duke futur 10 kosovarë ilegalisht në Gjermani
Këta persona kanë “rënë në rrjetë” policëve, kur ata po e bënin kontrollimin e automjeteve pak para kufirit me Gjermaninë
Policia austriake ka kapur dy persona të dyshuar si kontrabandistë të cilët kanë dashur t`i futnin ilegalisht në Gjermani 10 shtetas kosovarë, në mesin e të cilëve kishte edhe fëmijë.
Këta persona u kanë “rënë në rrjetë” policëve pasditen e te enjtes, kur ata po e bënin kontrollimin e automjeteve në një rrethrrotullim pak para kufirit me Gjermaninë.
Dhjetë kosovarë, nga mosha 1 deri në 34 vjeçare ishin futur në një kombibus të vogël. Ndërsa dy personat që po provonin t`i kontrabandonin ata në Gjermani përmes Austrisë, ishin një kroat 35 dhe një serb 31 vjeçar, që jetojnë në Gjermani.
Pas pagesës së një depozite të sigurisë, të dy trafikantët janë lejuar të udhëtojnë më tutje drejt Gjermanisë, shkruan nachrichten.at. Ndërsa të dhjetë kosovarët kanë mbetur në Austri ku tashmë kanë bërë kërkesat për azil.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut Kur bëhet fjalë për bllokimin e trafikut, Indeksi i ri i Trafikut Tomtom tregon se ka...
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut