Kosova
Serbët thurën lëvdata për Albin Kurtin pas intervistës së tij në televizionin serb N1
Mbrëmë Albin Kurti ishte i ftuar në një intervistë në televizionin serb N1.
Serbët janë befasuar nga intervista e kryeministrit në ardhje Albin Kurti, për televizionin serb N1.
Meqenëse intervista është zhvilluar në gjuhen serbe, dhe shumë komentues serbë kanë mbetur të befasuar me paraqitjen e Albin Kurtit.
Këto janë disa nga komentët e serbëve për Albin Kurtin:
“Çfarë ndryshimi në kulturë, nuk krahasohet me ne! Me një qeveri si kjo, ata së shpejti do të jenë më mirë për ata që jetojnë atje. Dhe ne do të jemi shumë më keq”, shkruan një komentues serb.
Një tjetër komentues shkruan: “Elokuenca e Kurtit është më e mirë se sa e Daçiqit kur flet në serbisht”.
“Një njeri jashtëzakonisht i zgjuar dhe i kulturuar, me këtë njeri Kosova pa dyshim që do të ecë përpara”, shkruan një tjetër serb.
“Më duhet të pranoj se Kurti është një zotëri, i sjellshëm, dëgjon pyetjen dhe përgjigjet. Kur mendoj për të shenjtin (Vuçiqin) tonë dhe sjelljen e tij dhe pyetjet dhe përgjigjet, pyes veten nëse ne si popull jemi normal që e kemi zgjedhur Vuçiqin”, shkruan i befasuar një serb, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën