Portrete të firmave
“Seniovita” krijon veshje të personalizuara për gratë e moshës së tretë
"Klientet tona janë shumë mirënjohëse dhe të lumtura kur ne i vizitojmë ato në ambientet e tyre. Ato mund të zgjedhin dhe të blejnë rrobat direkt aty, dhe ne ofrojmë edhe një shfaqje mode për argëtim”
Në një botë dinamike të modës ku ka ndryshime dhe zhvillime në vazhdimësi, persona me pasion për këtë fushë po lënë gjurmë të thella me përkushtimin e tyre. Një prej tyre është Shqipe Salihi, pronare e Seniovita, një biznes unik në Zvicër që sjell modën te gratë e moshës së tretë përmes një qasjeje të veçantë dhe të personalizuar. E vendosur në Zvicër që në moshë të re, ajo ka ndërtuar një histori suksesi duke u përballur me sfida të shumta dhe duke përdorur përvojën e saj për të krijuar një lidhje të ngushtë me klientet.
Hyrja në botën e modës për gratë e moshuara
Shqipe Salihi ka ardhur në Zvicër në vitin 1991, pasi i ati i saj ishte tashmë atje me punë. Si një 12 vjeçare ajo vazhdoi shkollën fillore, ndërsa më vonë përfundoi praktikën për logjistikë. Deri në vitin 2014 punonte në Globus, por viti 2015 ia ndryshoi rrjedhën e profesionit.
Po atë vit, asaj i lindi ideja që të merrej me modë, duke u fokusuar kështu tek tekstili italian, nga ku edhe sot frymëzohet puna e saj.
„Idenë për të filluar një biznes mode e pata spontanisht dhe u bëra e pavarur në vitin 2015. Fillova me rroba trendi nga Italia,” thotë ajo.
Gjithçka po shkonte mirë deri në vitin 2020 kur dhe nisi pandemia e COVID-19. Atë kohë të gjitha dyqanet ishin të mbyllura. Shqipes i duhej një ide nëse do të vazhdonte të merrej me modë.
“Pandemia e Covid-19 ishte një sfidë e madhe për të gjithë dyqanet e tekstilit. Deri sa bota online po zhvillohej, dyqanet po zbeheshin në sfond. Kështu, shoqes time, Merita Pinta i lindi ideja që të krijonim rroba të personalizuara për gratë në pension, të cilat atë kohë nuk kishin më qasje në dyqane. Ne do të krijonim rroba për gratë e moshuara në qendrat e kujdesit”, sqaron Shqipja.
Ky veprim pati një sukses të madh, dhe që aty “Seniovita” ka vazhduar porositë online duke u kthyer kështu në një vend shumë të dashur për gratë e moshës së tretë.
“Klientet tona janë shumë mirënjohëse dhe të lumtura kur ne i vizitojmë ato në ambientet e tyre. Ato mund të zgjedhin dhe të blejnë rrobat direkt aty, dhe ne ofrojmë edhe një shfaqje mode për argëtim. Vërejmë entuziazmin dhe shohim fytyrat e lumtura sepse ato kënaqen me prezantimet tona”, thotë Shqipja me krenari.
Modë mobile, ku mund të visheni nga koka deri te këmbët
„Seniovita“ i viziton gratë në vendet ku ato janë, duke iu mundësuar provat dhe këshillat për veshjet e radhës. Nga „Seniovita“ ju mund të visheni nga koka deri te këmbët, ngase aty ofrohen: këpucë, pantallona, bluza, fustane, pallto, e deri tek aksesorët si: syzet, çantat, etj.
Klientet mund të vendosin për madhësinë (numrin) e rrobave, ngjyrën dhe materialin gjatë takimit me përfaqësuesen e kompanisë.
Pikërisht kjo mënyrë e futjes në treg është krenaria e kompanisë, për të cilën Shqipja flet me pasion.
„Seniovita dallon nga të tjerët për shkak të fokusit tonë në modën mobile. Investojmë në pajisje të reja, cilësi të lartë të rrobave dhe çmime konkurruese“, thotë ajo.
Duke shtuar se çelësi i suksesit është mbledhja e përvojës dhe përmbushja e dëshirave të klientëve, ajo thotë: „Ekipi ynë prej tre personash është shumë i organizuar dhe kemi një qëllim të përbashkët – të bëjmë klientët (të moshuarit) të lumtur. Ne kujdesemi që t’u ofrojmë shërbim të shkëlqyer dhe këshillim të mirë“.
Planet për të ardhmen e „Seniovita”
Gjithçka e arritur deri më tani, për Shqipen është krenari dhe motivim për të punuar më shumë. Arritja të cilës ajo i gëzohet më së shumti është kënaqësia që e sheh në sytë e klienteve që përjetojnë nga veshjet e saja.
“Momenti më krenar në karrierën time është kur shoh klientet e mia të lumtura dhe mirënjohëse ndaj Seniovita. Është shumë emocionuese kur ke sukses në biznes dhe në të njëjtën kohë argëton dhe sjell kënaqësi për të tjerët”, thotë ajo.
Për të ardhmen, Shqipja thotë se do të investohet në zgjerimin e ekipit, si dhe përkushtim i mëtutjeshëm për punën dhe klientët që tashmë kanë besimin e tyre.
Të tjera nga Portrete të firmave
E-Diaspora
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15- ti në renditjen e 4 federatave të boksit Vetë dy raunde i kanë mjaftuar boksierit shqiptar Jurgen Uldedaj të mposhtë rivalin që kishte përballë,...
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
-
Sonte në Bazel u shfaq premiera e komedisë shqiptaro-zvicerane “Te Berberi – rritet prapë”
-
albgala 2024: Yjet Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Autoritetet e Gjenevës u kujtojnë banorëve që të shmangin mbingarkimin e dhomave të urgjencës gjatë pushimeve Autoritetet në kantonin e Gjenevës kanë kërkuar nga qytetarët që janë të sëmurë, së pari të...
-
Zvicra mund të ndërtojë termocentrale të reja bërthamore
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Si mund të humbasin pronarët e shtëpive të dyta në Zvicër në ligjin e ri tatimor?
-
Zvicra dhe BE arrijnë marrëveshje për marrëdhëniet e ardhshme dypalëshe