Lajme
Sela lutje shqiptarëve të Maqedonisë: Regjistrohu, trego se nuk heq dorë nga toka e babës e gjuha e nënës

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, përmes një videoje u është drejtuar mërgatës shqiptare duke bërë apel për regjistrim.
“Regjistrohu, dhe trego se nuk zhgënjehesh, regjistrohu dhe trego se nuk dorëzohesh, regjistrohu dhe trego se ekziston. Regjistrohu dhe dëshmo se nuk të kanë mundur. Në fund të fundit, jo nga inati, por nga dashuria që kemi për vendlindjen, për pragun e shtëpisë, për vendin ku e morët uratën dhe amanetin KTHEHU të prindëve, regjistrohu.
Regjistrohu dhe mos hiq dorë edhe kur. për regjistrim bllokohet për të qindtën herë, dhe pasi të regjistrohesh sensibilizo ata që s’janë regjistruar që ta bëjnë të njejtën. Ndihmo dhe inkurajo ata që mund të kenë hequr dorë nga regjistrimi. Regjistrohu dhe dëshmo se nuk shkulesh lehtë nga dheu ku ke mbirë, regjistrohu dhe dëshmo se nuk heq dorë nga toka e babës dhe gjuha e nënës” ka thënë mes tjerash Sela në video-mesazhin e tij.
Video:
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Finalizohen tekstet mësimore të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare për diasporën Tekstet mësimore për diasporën “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare” tashmë janë finalizuar për fëmijët shqiptarë në...
-
Iftari i bashkimit: “ Xhamia Shqiptare Shtëpia e Paqes” dhe Kisha Reformiste së bashku në sofrën e Iftarit
-
Qorrolli: Janë manipuluar votat me postë nga diaspora
-
Shoqata e Studentëve Shqiptarë të Lozanës feston 30 vjetorin me një mbrëmje gala
-
Një hap më afër suksesit: swissalbs lidh studentët dhe liderët e industrisë
Jeta në Zvicër
-
Pasojat ekonomike të divorcit në Zvicër prekin kryesisht gratë Sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara dhe Arteve në Bern, të...
-
Buxheti federal në presion nga borxhi, tepricat dhe Pensioni i 13-të i AHV-së
-
Shumica e zvicranëve mbështesin marrëdhëniet me BE-në
-
Rritja e antisemitizmit në Zvicër: Raporti i 2024 zbulon një situatë alarmante
-
Zvicër: Aksidentohet vetura e ushtrisë, disa të lënduar