Lajme
Sekuestrohet një sasi rekord Bitcoinësh, me vlerë 5 miliardë dollarë

Departamenti amerikan i Drejtësisë ka sekuestruar Bitcoin me vlerë më shumë se 5 miliardë dollarë.
Kjo është vlera më e lartë e bllokuar ndonjëherë, pasi bëhet fjalë për afërsisht 120.000 Bitcoin.
Zyrtarët gjithashtu kanë arrestuar dy persona për pastrim parash.
Kriptomonedhat ishin vjedhur nga një haker, i cili arriti të thyejë sigurinë e një uebsajti shkëmbimi.
Ngjarja ndodhi në vitin 2016, kur vlera totale e Bitcoinve të vjedhura ishte 71 milionë dollarë.
Me rritjen e vlerës së Bitcoinit, aktualisht vlera totale arrin në më shumë se 5 miliardë dollarë.
Prokurorët thonë se sekuestrimi është provë se qeveria nuk do të lejojë që kriptomonedhat të përdoren si parajsë për pastrimin e parave.
Sipas zyrtarëve, hakeri arriti të thyente sigurinë e Bitfinex, duke kryer më shumë se 2 mijë transaksione të paautorizuara.
Kriptomonedhat u ruajtën në një portofol digjital në emër të Ilya Lichtenstein, 34 vjeç nga Nju-Jorku.
Bashkë me gruan, ai akuzohet për pastrimin e më shumë se 25 mijë Bitcoinve të vjedhur përmes metodave të ndryshme, përfshirë përdorimin e identitetit fals.
Çështja është hetuar nga prokurorë të disa shteteve në SHBA si dhe nga Gjermania.
Nëse do të shpallen fajtorë, të dy rrezikojnë deri në 25 vjet burgim.
Sekuestrimi vjen katër muaj pas ngritjes së një ekipi të posaçëm në Departamentin e Drejtësisë në SHBA për krimet mbi kriptomonedhat./BBC
E-Diaspora
-
Falënderim i veçantë për vëllezërit Shoshi në Zvicër: Kontribut i çmuar për të ardhmen e fëmijëve të fshatit të tyre, Skivjan Vëllezërit Shoshi gjithnjë kanë qenë mbështetës e kontribuues të palodhur për të mirën e vendit dhe...
-
Vota e Diasporës: Një çelës për të ardhmen demokratike të Shqipërisë
-
Drita Cacaj, kandidate për deputete në Këshillin e Vjenës
-
Ambasada e Kosovës në Londër shfaqi dokumentarin “Return to Kosovo”
-
Dillan Barbatovci, kosovari i parë që u bë pjesë e Marinës Spanjolle
Jeta në Zvicër
-
20 vjet më vonë, Swissair vazhdon të paguajë borxhet ndaj qeverisë federale Më shumë se 20 vjet pas themelimit të Swissair, procesi i likuidimit është ende në vazhdim....
-
Çfarë hanë ushtarët zviceranë gjatë shërbimit të tyre ushtarak?
-
Zviceranët po punojnë gjithnjë e më gjatë
-
A duhet t’u mësohen nxënësve zviceranë aftësitë e gjuajtjes në shkolla?
-
Italia u bën thirrje shtetasve italianë në Zvicër për votimin e pesë referendumeve