Shqipëria

Sekuestrohen 115 kg mish në një fshat të Delvinës

Për  therje dhe tregtim të mishit  në mënyrë të paligjshme, trupa inspektuese e AKU-së i ka vënë një gjobë prej 100 mijë lekëve e po ashtu ka ndaluar këtë aktivitet

Trupa e inspektimit të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në qarkun e Vlorës  njofton se gjatë një kontrolli tek stallë bagëtish ka sekuestruar 115 kg mishi qengji dhe keci të therura në mënyrë të paligjshme, përcjell albinfo.ch. Stalla e bagëtive ishte në pronësi të shtetasit Adem Seriani në malin Sopot të Delvinës dhe nuk i plotësonte kushtet higjienike për këtë punë.

Për  therje dhe tregtim të mishit  në mënyrë të paligjshme, trupa inspektuese e AKU-së i ka vënë një gjobë prej 100 mijë lekëve e po ashtu ka ndaluar këtë aktivitet.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shqipëri thekson se është i vendosur për të gjurmuar dhe ndaluar çdo therje jashtë thertoreve. Siguria Ushqimore është një sfidë e përbashkët thuhet në njoftim.