Të tjera
Sekuestrohen 11 tonë kokainë në Spanjë, disa shqiptarë të arrestuar
Në dy operacione të zhvilluara në Spanjë janë kapur 11 tonë kokainë, ku importues dyshohet të jenë organizata kriminale shqiptare. Lajmi është bërë i ditur nga policia spanjolle, e cila ka vënë në pah rëndësinë e mafias ballkanike në këtë tregti.
“Kohët e fundit mafia shqiptare është përfshirë vazhdimisht dhe në mënyrë të përsëritur me substanca narkotike, në veçanti me kokainë. Dhe mënyra se si ata marrin në kontejnerë është në funde false, duke ndryshuar strukturën e kontejnerit dhe duke futur substancën narkotike atje”, tha Marcelino Fernández, Brigada e Policisë Gjyqësore Valencia.
Të arrestuar nga ky aksion janë 20 persona, shumica orej të cilëve janë shqiptarë, por edhe një kolumbian, një shtetas domenikan dhe disa spanjollë.
E paketuar në kontejnerë, droga u dërgua nga Kolumbia, më pas kaloi nëpër Ekuador përpara se të kapej nga policia, kur u ankorua në dy porte të veçanta në Spanjë, një në qytetin veriperëndimor të Vigos dhe tjetri në Valencia në lindje.
“Ne bëjmë shumë operacione për drogën që vjen në portet tona. Jemi të fokusuar kryesisht tek organizatat ndërkombëtare dhe kombëtare që qëndrojnë pas këtyre operacioneve. Ideja është t’i sulmojmë ata në të gjitha frontet dhe t’u bëjmë presion në mënyrë që Spanja të mbetet një vend jomikpritës për këto organizata kriminale“, tha Antonio Martínez Duarte, Kryekomisar.
Në Vigo, policia sekuestroi 7.5 tonë kokainë të fshehur brenda një ngarkese me peshk ton të ngrirë në atë që ishte kapja më e madhe ndonjëherë në Galicia, një rajon që ka shërbyer prej kohësh si porta kryesore për dërgesat e drogës nga Amerika Latine drejt Evropës. Policia gjeti 3.4 tonë të tjera kokainë të fshehura brenda ndarjeve me fund të dyfishtë në kontejnerët që arritën në Valencia.
“Të dy operacionet nuk ishin të lidhura, e vetmja gjë që i lidh është që ne besojmë se të dyja drejtohen nga organizata shqiptare. Grupet mafioze shqiptare prej disa kohësh kanë monopolizuar dërgesën e drogës, jo vetëm në Europë, por edhe në Amerikën Latine. Këto organizata kanë shkuar menjëherë në pikën e origjinës, ata kontrollojnë dërgesën nga fillimi në fund”, tha Martinez Duarte.
Carlos Gomez Kryekomisar i Brigadës Qendrore të Narkotikëve tha se kishte pasur një ndryshim në natyrën e organizatave të përfshira në blerjen, transportin dhe shitjen e kokainës kolumbiane brenda Evropës. Eshtë kaluar nga grupet e mbyllura kolumbniane e meksikane tek kooperativat kriminale ndërkombëtare që ndajnë burimet.
E-Diaspora
-
Frankfurt: Agnesa Kolica, fituese e “Çmimit për Integrim” Ky çmim është një shembull i shkëlqyer për diasporën tonë...
-
Gjermani: Festohet 112-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë
-
Një yll në ngritje: Fiona, sopranoja e verbër, me zë brilant
-
Londër: Shënohet 112-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë
-
Pesë gjeodetë nga Kosova magjistrojnë në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më shumë fuqi vjen nga dielli Gjithnjë e më shumë energji elektrike e përdorur në Zvicër vjen nga energjia diellore. Shifrat nga...
-
Nesër, në Cyrih, protestë e heshtur kundër paraqitjes së Vuqiçit në Zvicër
-
Realizimi i pagës minimale të planifikuar në Cyrih ballafaqohet me pengesa
-
Zvicra përpiqet të tërheqë sa më shumë milionerë
-
Thirrje për kujdes në blerjen e vinjetës së autostradës në Zvicër