Lajme
Sektori privat në gjendje “kritike”
Korrupsioni, konkurrenca jolojale dhe kriza politike 6 mujore, kanë dëmtuar ekstremist bizneset kosovare. Sipas Institutit “Riinvest, sektori privat është në gjendje kritike
Shkalla e lartë e korrupsionit, mungesa e përkrahjes institucionale, konkurrenca jolojale që vjen nga evazioni fiskal dhe kriza politike gjashtë mujore, i kanë dëmtuar në masë të madhe bizneset në Kosovë. Kështu u tha të enjten në një tryezë organizuar nga instituti Riinvest, me temën “Klima e Biznesit në Kosovë 2014″.
Kjo klimë e të bërit biznes (përjashto krizën aktuale politike) ka qenë e njëtrajtshme në katër vitet e fundit, konsideron ky institut.
Lumir Abdixhiku është drejtor i Institutit “Riinvest”. Ai tha se gjatë viteve të shkuara, ekonomia e vendit është ballafaquar në vazhdimësi me barriera institucionale, financiare, informale, fiskale ligjore, e të fuqisë punëtore. Sipas tij, sektori privat i Kosovës, si gjenerator i zhvillimit ekonomik, është në gjendje kritike.
“Kosova është duke hequr shumë për të krijuar një klimë të favorshme të biznesit. Politikat tona ekonomike, kanë mbajtur në dorë të dytë biznesit dhe sektorin privat. I gjithë relacioni mes shtetit dhe biznesit, ka përfunduar me mbledhjen e taksave”, deklaroi Abdixhiku.
Klimës së rëndës bizensore nuk i ka kontribuuar aspak as situata e fundit politike në vend dhe relacioni me mos themelimin e institucioneve të reja, gjashtë muaj rresht. “Gjendja e rëndë ekonomike, nuk është pasojë e ekskluzive e ngecjes politike, por se kjo ngecje ndikon dhe rëndon dhe më tutje këtë gjendje të rëndë ekonomike”, tha ai.
Abdixhiku po ashtu theksoi sesi pasojë e ngërçit politik, Kosova rrezikon dhe mbylljen financiare të shtetit. Ndërsa thotë se për ta shmangur një gjë të tillë, duhet që buxheti të aprovohet para datës 31 janar të vitit 2015.
Thomas Gnocchi nga zyra e BE-së, foli për shqetësimet e BE-së, sa i përket ngërçit politik dhe mos krijimit të institucioneve, të cilat, sipas tij, ndikojnë në ekonominë në funksionimin e bizneseve. Ai kërkoi nga liderët politik që të gjejnë një zgjidhje, për hir të Kosovës dhe komunitetit të biznesit.
Edhe Jan-Peter Olters nga Banka Botërore, tha se shkalla e papunësisë dhe deficiti tregtar janë dy elemente të dobëta të ekonomisë së Kosovës, e të cilat duhet të përmirësohen në mandatin e qeverisjes së ardhshme. Ndërsa theksoi se sektori privat është ai që definon suksesin apo dështimin e zhvillimin ekonomik.
Safet Gërxhaliu nga Oda Ekonomike e Kosovës, theksoi se mungesa e sundimit të ligjit mbetet pengesa më e madhe për bizneset në Kosovë. Me trendin momental në rënie të GDP-së, sipas tij, Kosova humb 325 milion dollarë në vi.
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive? Mes Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, zviceranët shkojnë në pistat e skive. Por ku shkojnë paratë...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve
-
Radha e trafikut arrin 10 km në tunelin Gotthard në udhëtimet pas Krishtlindjeve
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje