Bota
Sektori gjerman i prodhimit thyen të gjitha rekordet
Sektori i prodhimit në Gjermani me performancë jashtëzakonisht të mirë përfundoi 2017-ën, bëhet e qartë nga të dhënat më të fundit për indeksin PMI për veprimtarinë prodhuese në vend, publikuar nga kompania analitike “IHS Markit”, përcjell albinfo.ch.
Rritja e prodhimit ka arritur një nivel që nuk është vërejtur që nga viti 2011. Në të njëjtën kohë, megjithatë, kjo çon në vonesa në ofertë.
Indeksi i aktivitetit prodhues të PMI-së u rrit në një kulm prej 63.3 pikësh në dhjetor. Për krahasim, rekordi i mëparshëm u regjistrua në shkurt 2011, me 62.7 pikë. Prodhimi i mallrave është rritur ndjeshëm në fund të vitit dhe ritmi i rritjes po përshpejton për muajin e dytë dhe është më i larti në shtatë vjetët e fundit.
Shumica e porosive të reja të eksportit për prodhuesit gjermanë vijnë nga Azia dhe Shtetet e Bashkuara, e ndjekur nga vendet evropiane. Zgjerimi i sektorit prodhues në ekonominë më të madhe në Evropë pasqyrohet në rritjen e nivelit të punësimit në vend, si dhe në numrin e vendeve të punës në fabrikat që po rriten.
“2017-ta ishte një rekord për sektorin prodhues gjerman dhe indeksi për matjen e aktivitetit të prodhimit arrin vlerat më të larta për gjithë kohën falë përmirësimit të kushteve të biznesit”, komentoi ekonomisti kryesor i “IHS Markit”, Phil Smith.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Borë, shi, ftohtë dhe erëra të stuhishme Ditët e fundit kanë sjellë mot ekstrem në Zvicër. Ajo që filloi me rikthimin e borës...
-
Dy të vdekur në pistat e skive në Zvicër në fundjavë
-
Si do të ndikojë tek shoferët plani për të shkurtuar më shumë hapësira parkimi në qytetet zvicerane?
-
“House of Kosova” në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos
-
Pse mund të ndodhë t’u kontrollohen çantat në një supermarket zviceran?