Fun

Seksi, “ilaç“ efikas kundër gripit

Periudha e gripit dhe e sëmundjeve të tjera të vogla që vijnë shpejt, secila ka rrugën për t’u parandaluar ose për t’u kuruar. Vaksinat, homeopatitë, antibiotikët, të gjitha këto janë të mira. Por, a e dini se seksi mund të jetë një “ilaç” i mirë?

Rrufë, ethe, lodhje, dhimbje, shumë faktorë që ju i njihni janë sëmundjet e vogla të dimrit.
Jeni i sëmurë e i lodhur dhe nuk gjeni zgjidhje? Ndoshta, në lidhje me këtë ilaçin që e sygjeron një studim për ta luftuar gripin do t’ ju pëlqejë, njofton albinfo.ch.

Sipas një hulumtimi të Universitetit të Pensilvanisë, Wilkes, trajtimi më i mirë për të luftuar kundër gripit është të bërit dashuri!

Sipas tyre, raporton albinfo.ch, akti seksual favorizon qarkullimin e gjakut si dhe cilësinë e gjumit. Prandaj, nëse bëjmë dashuri, prodhojmë më shumë antitrupa.

Ky studim ju bën të buzëqeshni? Megjithatë, kjo është shumë serioze. Nga shkencëtarët, kjo hipotezë është publikuar po ashtu edhe nga shtypi mjekësor. Për të arritur në përfundim se seksi është i mirë për shëndetin, shumë njerëz janë intervistuar për të vlerësuar numrin e raporteve seksuale si dhe sasinë e antitrupave të pranishëm.

Rezultatet janë befasuese: njerëzit, të cilët kishin pohuar se bënin shumë seks, kishin nivele të larta të imunoglobulinave A, një antitrup i rëndësishëm për sistemin tonë imunitar, i cili ndihmon për të luftuar kundër mikrobeve të ftohjeve apo gripit, njofton albinfo.ch.

E besueshme apo jo, ky studim mund t’u pëlqejë shumë njerëzve. Të gërshetosh kënaqësinë dhe shëndetin, ç’doni më shumë! Sidomos pasi studimet e mëparshme kanë treguar efektivitetin e seksit për të reduktuar stresin dhe depresionin. Pra, urdhëroni mbrohuni nga të ftohtit, pa moderim…