Shkurt.ch
Sekreti i qindvjeçares: As sport, as hapa
Të enjten, më 27 shtator, Juliana Koo do të festojë 107-vjetorin e saj. Amerikania ka lindur në shekullin e fundit, në vitin 1905, në Tianjin të Kinës, në kohën kur Cari i Rusisë përballohej me luftën kundër japonezëve dhe kur Theodore Roosevelt ishte president i Shteteve të Bashkuara.
Të dielën e kaluar fëmijët e saj, nipërit dhe stërnipat si dhe miqtë u mblodhën të gjithë në Hotel Pierre në Nju-Jork për të festuar këtë ngjarje, një traditë që mbahet që nga nëntëdhjetëvjetori i saj në vitin 1995, raporton gazetari James Barron në blogun e tij në “New York Times”.
Në vitin 2005, me rastin e njëqindvjetorit të saj, Juliana Koo pati mbajtur edhe një fjalim:
“Zakonisht, unë kurrë nuk kam dhënë fjalim, por për ditëlindjen time të njëqindtë kam vendosur që të paktën të përpiqem të mbaj një fjalim”.
Në blogun e tij, James Barron është interesuar për këtë jetëgjatësi të jashtëzakonshme, duke i pyetur të afërmit e zonjës. Mbesa e madhe e saj, Ying YingYuyan, thotë që shpjegimi është shumë i thjeshtë:
“Kur dikush e ka pyetur atë për sekretin e jetës së saj të gjatë, ajo është përgjigjur: “Mos bëni ushtrime, hani gjalpë sa të doni, por kurrë mos u ktheni prapa për të vështruar të kaluarën”.
Këto tri këshilla nuk janë të vetmet për të shpjeguar jetëgjatësinë e Juliana Koo-së. Vajza Shirley Young beson se pasioni i saj për mishin e derrit si dhe urrejtja e saj për receptet mjekësore kanë shumë të bëjnë me këtë.
“Ajo nuk pi ilaçe. Kur mjekët i japin asaj hapa për të pirë, ajo zakonisht i fsheh, ose vetëm e pi përgjysmë. Njerëzit vazhdojnë ta këshillojnë të marrë barna kineze, por ajo nuk i pi asnjëherë”.
Sidoqoftë, kjo metodë duket se ka treguar për rezultatet e veta dhe duket mjaft e bindshme për njëqindvjeçaren. Bile, thuhet se në ditëlindjen e saj, ndërsa kërcente me djalin e saj në këngën e njohur Moon River, ajo është ankuar se muzika ishte tepër e ngadalshme.
E-Diaspora
-
Hamza vazhdon fushatën në Gjermani, takoi bashkatdhetarët në Hannover e Köln Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në kuadër të turneut të nëntorit...
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
Jeta në Zvicër
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq Trendi në rënie prej vitesh vazhdon kështu: shitjet totale të birrës ranë me 1.6% në 4.5...
-
Projeksionet e referendumeve sot në Zvicër
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve