Kosova
Sekretarja e Shtetit, Livia Leu, po zhvillon konsultime politike me Kosovën
Ajo ka pritur sot në Bernë zëvendësministrin e Jashtëm të Kosovës, Kreshnik Ahmeti, me të cilin ka diskutuar për marrëdhëniet mes dy shteteve
Sot, më 9 maj 2023, Sekretarja e Shtetit e EDA (Departamenti ose Ministria e Punëve të Jashtme), Livia Leu, ka zhvilluar konsultime politike me zëvendësministrin e Jashtëm të Kosovës, Kreshnik Ahmeti, në Bernë.
Takimi u fokusua në aspekte të ndryshme të marrëdhënieve dypalëshe mes Zvicrës dhe Kosovës, bëhet e ditur në një njoftim të publikuar sot nga EDA, transmeton albinfo.ch. Në takim është diskutuar edhe për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pastaj për mbështetjen e Zvicrës për procesin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe pasojat e luftës kundër Ukrainës, për Ballkanin Perëndimor.
Konsultimet e rregullta politike mundësojnë intensifikimin e marrëdhënieve të mira mes Zvicrës dhe Kosovës dhe intensifikimin e trajtimit të temave me interes të ndërsjellë.
Një pikë e rëndësishme kishte të bënte me procesin e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Sipas EDA-s, normalizimi i qëndrueshëm i marrëdhënieve midis dy vendeve është një parakusht i rëndësishëm për stabilitetin në gjithë rajonin.
Sekretarja e Shtetit, Leu, ka shfrytëzuar shkëmbimin me zëvendësministrin Kreshnik Ahmeti për të marrë një ide mbi situatën aktuale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe për të theksuar mbështetjen e Zvicrës për procesin e normalizimit, transmeton albinfo.ch. Të dyja palët kanë diskutuar situatën aktuale në Ballkanin Perëndimor dhe ofertën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, të cilën Zvicra e mbështet.
Sekretarja shtetërore, Leu, dhe zëvendësministri Ahmeti kanë diskutuar për hapat e ardhshëm në procesin e pranimit. U diskutua edhe për rolin e Zvicrës si anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Një temë tjetër që u bisedua ishte kontigjenti ushtarak zviceran SWISSCOY në Forcën e Kosovës (KFOR), roli i të cilit, në emër të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që nga viti 1999 ka qenë thelbësor për të siguruar një mjedis paqësor dhe të sigurt në rajon.
Zvicra është përfshirë në Kosovë që nga viti 1998. Dikur i karakterit humanitar, angazhimi i sotëm zviceran është kryesisht mbështetja për Kosovën në lidhje me integrimin e mëtejshëm në Evropë dhe përgjithësisht një kontribut në përmirësimin e perspektivës së ardhshme të rajonit, përcjell albinfo.ch. Zvicra po investon 86 milionë CHF si pjesë e një programi të përbashkët katërvjeçar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (DEZA), Departamenti i Paqes dhe të Drejtave të Njeriut (AFM) në Sekretariatin Shtetëror të EDA-s, Sekretariati Shtetëror për Çështjet Ekonomike (SECO) dhe Sekretariati Shtetëror për Migracionin (SEM).
Në fushën e ndërtimit të paqes civile, Zvicra po përpiqet të promovojë një shoqëri multietnike të bazuar në tolerancë dhe diversitet. Në fushën e ballafaqimit me të kaluarën, Zvicra luan një rol të rëndësishëm në Kosovë dhe në diskursin politik anazhohet për një qasje gjithëpërfshirëse dhe transformuese në përballjen me të kaluarën, duke marrë parasysh të gjitha kategoritë e viktimave, thuhet në përmbyllje të komunikatës.
Një ditë më parë, sekretarja e shtetit, Livia Leu, ka pritur një zyrtar të po këtij niveli nga Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë.
E-Diaspora
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit Vetëm dy raunde i kanë mjaftuar boksierit shqiptar, Jurgen Uldedajt, të mposhtë rivalin që kishte përballë,...
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
-
Sonte në Bazel u shfaq premiera e komedisë shqiptaro-zvicerane “Te Berberi – rritet prapë”
-
albgala 2024: Yjet Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gjashtë lajmet kryesore nga Zvicra për këtë javë Nga rregullat e reja për studentët ndërkombëtarë te buxheti i ri, këtu janë gjashtë lajme nga...
-
Pjesëmarrja rekord në notin e Krishtlindjeve në Gjenevë: 4400 notarë në temperaturën e ujit 8 gradë
-
Katër ligje të reja zvicerane që mund të ndikojnë tek ju
-
Këto pritet të jenë çmimet e biletave për Eurovision
-
Autoritetet e Gjenevës u kujtojnë banorëve që të shmangin mbingarkimin e dhomave të urgjencës gjatë pushimeve