Koronavirusi: çast pas çasti
Sekretari i NATO-s fajëson Kinën dhe Rusinë për dezinformim për koronavirusin
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, e akuzoi Kinën dhe Rusinë për shpërndarje të dezinformatave, në lidhje me përgjigjen e aleancës ushtarake ndaj pandemisë së koronavirusit.
“Kemi disa shembuj të deklaratave që vijnë nga Moska dhe Pekini, të cilat nuk janë të sakta, të cilat përpiqen të minojnë kohezionin e aleatëve të NATO-s dhe të cilat e portretizojnë NATO-n në mënyrë të gabuar”, tha Stoltenberg në një video-mesazh për disa media, përfshirë Radion Evropa e Lirë.
Stoltenberg po ashtu tha se dy vendet përpiqen t’i portretizojnë aleatët e NATO-s sikur nuk janë në gjendje “t’i mbrojnë të moshuarit” apo “të punojnë së bashku”.
“Ne jemi duke punuar së bashku. Kjo është saktësisht ajo që po bëjmë”, tha Stoltenberg.
Ai vuri theksin edhe te, siç tha, bashkëpunimi midis aleatëve të NATO-s për sigurimin e mbështetjes mjekësore dhe transferimin e pacientëve.
Javën e kaluar, edhe vëzhguesit e BE-së kanë thënë se kanë identifikuar një “konvergjencë trepalëshe të dezinformimit” për koronavirusin, të promovuar nga Kina, Irani dhe Rusia.
Pjesë e saj ishin rrëfimet se koronavirusi është një armë biologjike e krijuar në Shtetet e Bashkuara për të rrëzuar kundërshtarët dhe se Kina, Irani dhe Rusia “po e luftojnë pandeminë shumë më mirë sesa Perëndimi”.
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë Kjo ngjarje e veçantë kulturore u kushtohej figurave madhore Shën Jeronimit dhe Shën Nënë Terezës, dy...
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë Stacioni i trenit Cornavin në Gjenevë është i mbyllur deri të dielën në orën 15:00 për...
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?