Bota
Sehehofer: Jo, Islami nuk është pjesë e Gjermanisë
Ministri i ri i brendshëm në Gjermani, Horst Seehofer (CSU), përkundër ish presidentit gjerman Christian Wulff dhe kancelares gjermane Angela Merkel, thekson se është e gabuar kur thuhet se “Islami është pjesë e Gjermanisë”
“Jo. Islami nuk i takon Gjermanisë. Gjermania është ndikuar dhe drejtuar nga krishterimi,” tha Seehofer për “Bild”, përcjell albinfo.ch. “Aty bëjnë pjesë pushimet e të dielave, pushimet dhe ritualet kishtare si Krishtlindjet dhe Pashkët.”
Debati nëse Islami është pjesë e Gjermanisë, ka filluar prej 2010, kur atëherë presidenti Wulff (CDU) e tha qartë se “Islami është pjesë e Gjermanisë”, ndërsa Angela Merkel (CDU) e mbështeti në 2015. Seehofer, që është udhëheqësi i partisë simotër të CDU, konservatores CSU, nuk mendon një gjë të tillë. Seehofer gjithashtu ka mbështetur mbylljen e korridorit ballkanik për refugjatët.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin U ankua kundër dënimit me 43 muaj burg por iu shqiptua edhe masa e dëbimit për...
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Bëhet apel për kujdes nga faqet jozyrtare për ngjitësin e autostradës 2025 Vinjeta e autostradës ekziston në formë elektronike që nga gushti 2023. Në janar, faqet e internetit...
-
Një jetë pa media sociale: së shpejti një realitet për të rinjtë?
-
Shoqata e Fermerëve është alarmuar, si “janë” fermerët zviceranë?
-
Shiu i rrezikshëm ngrirës drejt Zvicrës
-
2602 franga për 14 metra katrorë, mega-çmimi për mini-apartament në Cyrih