Futboll
Seferi premton maksimumin në Evropian
Taulant Seferi siguroi se e gjithë skuadra do të japë maksimumin në finalet e Evropianit
Sulmuesi Taulant Seferi foli për përgatitjet e skuadrës në prag të miqësores së dytë të Kombëtares shqiptare ndaj Azerbajxhanit, që do të luhet nesër në stadiumin “Haladas Sportkomplex” në Hungari.
Sulmuesi kuqezi u shpreh se ekipi po përgatitet dhe po punon shumë fort në këtë fazë përgatitore, ndërsa foli edhe për konkurrencën brenda skuadrës, si edhe për kundërshtarët në Evropian, shkruan FSHF, transmeton albinfo.ch.
Seferi siguroi se e gjithë skuadra do të japë maksimumin në finalet e Evropianit.
Evropiani po afron, si është atmosfera brenda grupit? – Gjatë kësaj periudhe kemi punuar shumë fort, me intensitet të lartë me të gjithë stafin. Është krenari të jesh pjesë e Kombëtares, ndjesi shumë e mirë. Ajo çfarë ka më shumë rëndësi është që jemi të gjithë bashkë dhe jemi shumë të lumtur që jemi këtu dhe mezi po e presim Evropianin. Po punojmë fort.
Si iu duk Seferit Arbër Hoxha dhe a po rritet konkurrenca në sulm? – Arbër Hoxha është talent i madh, një lojtar me cilësi shumë të mira dhe jam i lumtur që luajti dhe ka vendosur të luajë për Shqipërinë. Pa dyshim që kur ka konkurrencë, edhe grupi bëhet më i fortë, ekipi bëhet më i fortë dhe kjo është diçka e mirë për Kombëtaren shqiptare.
Rritja e Seferit në këto dy vjet – Futbolli ka ulje dhe ngritje, por unë kam shikuar përpara dhe kam pasur qëllimin për të bërë më të mirën time dhe të jem gati për Kombëtaren. Zoti ka dashur që unë të jem këtu dhe kam punuar fort për këtë pjesë dhe shpresoj që do të jemi në formën më të mirë dhe të japim maksimumin.
A e sheh Evropianin si mundësi për të treguar më shumë vlera? – Evropianin nuk e shoh për kontratë, por si gjënë kryesore për të gjithë kombin shqiptar. Ne jemi këtu për të dhënë maksimumin dhe për të punuar fort për Kombëtaren shqiptare. Transferimin nuk e mendoj tani, e mendoj pas Evropianit.
Ke ruajtur gola për Evropianin? – Ne jemi sulmues, duhet të bëjmë gola. Po punojmë fort dhe jemi të gjithë mirë, pa lëndime. Na mbetet vetëm të punojmë fort, të përgatisim çdo ndeshje në maksimum dhe ia lëmë kohës.
Miqësoret e Kroacisë dhe Italisë, cila ju duket skuadra që mund t’ju hapë më shumë probleme në grup? – Ndeshjet dallojnë nga njëra-tjetra. Ne kemi një grup të fortë, kemi besim. E gjithë ajo që duhet të bëjmë është të japim maksimumin, të përgatisim ndeshjet me radhë, të kemi shpirtin luftarak. Ajo që ka ekipi ynë prej ditës së parë kur ka ardhur trajneri është të jemi të bashkuar dhe të jemi një.
Deklarata e Silvinjos që lidhet me marrëdhënien që kanë futbollistët shqiptarë me fanellën kuqezi – Jemi shqiptarë dhe jemi shumë krenarë për këtë që bëjmë për këtë fanellë që e veshim dhe pa dyshim që kjo është një fanellë shumë e rëndë. Jemi të lumtur dhe ne për këtë fanellë duhet të japim maksimumin. Shpresoj që do të kemi rezultate të mira.
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Aarau shqyrton mundësitë për qytetin e vjetër pa autobus Rrugët e qytetit të vjetër të Aaraut do të jenë plotësisht të lira nga trafiku i...
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq
-
Pse udhëtarët në Zvicër mund të paguajnë për kilometër në të ardhmen?
-
Nesër, mbyllja e stacioneve të trenit të Gjenevës
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’