Sporte Luftarake

Seferi, gati për aksion

“Kundërshtari im është polaku Michal Cieslak, i cili është një boksier me përvojë”, është shprehur Nuri Seferi

Një nga boksierët më të njohur dhe më të suksesshëm shqiptar është Nuri Seferi.

Ai është duke u stërvitur intensivisht për sfidën e ardhshme, përcjell albinfo.ch.

Meçi i radhës i tij është më 20 dhjetor, derisa po stërvitet me trajnerin Bülent Basar në Hamburg të Gjermanisë.

Ai do të boksojë për titullin IBF International, që është shumë i rëndësishëm.

“Kundërshtari im është polaku Michal Cieslak, i cili është një boksier me përvojë dhe është numri 8 në ranglistën botërore, në 19 ndeshje që ka zhvilluar, i ka të gjitha fitore”, ka shkruar Seferi.