Bota

Seehofer: Gjermania të mos pranojë më shumë se 200 mijë refugjatë në vit

Sipas tij, gjatë dhjetorit të kaluar vetëm në Bavari kanë hyrë rreth 4000 refugjatë në ditë. I shtrirë në gjithë vitin, ky numër do të mbërrinte në pothuaj një milion e gjysmë

Kryeministri i landit të Bavarisë, Horst Seehofer ka dalë me një propozim të ri lidhur me pranimin e refugjatëve në Gjermani. Politikani i cili gjatë vitit që kaloi qe bërë i njohur për qëndrimin e fortë ndaj refugjatëve, ka kërkuar që Gjermania në të ardhmen të vendosë numrin maksimal të lejuar të refugjatëve.

Dhe ky numër nuk guxon të jetë më i madh se 200 mijë në vit. Një numër i tillë mund të jetë i përballueshëm për Gjermaninë, ka thënë Seehofer në një intervistë për gazetën «Bild am Sonntag».

Numri prej 200 mijë refugjatëve është shumë më i vogël se ai që realisht ka hyrë në Gjermai këte vit, rreth 1 milion sish.

Madje sipas Seehofer-it, gjatë dhjetorit të kaluar vetëm në Bavari, që është kufiri jugor i Gjermanisë, kanë hyrë rreth 4000 refugjatë në ditë. I shtrirë në gjithë vitin, ky numër do të mbërrinte në pothuaj një milion e gjysmë. Nisur nga një situatë e tillë, ka thënë Seehofer, Gjermanisë i nevojitet një ndryshim në politikën e refugjatëve.