Shkurt.ch

Seco: Bilanc pozitiv i lëvizjes së lirë

Sa i përket ndikimit në zvogëlimin e pagave Seco sheh probleme vetëm në industri dhe në ndërtimtari

Marrëveshja me BE-në për lëvizjen e lirë të njerëzve i ka sjellë përparim ekonomik Zvicrës. Ky është konkluzioni që ka nxjerrë Sekretariati Shtetëror për Ekonomi, Seco, në një raport të bërë në njëvjetorin e fillimit të zbatimit të kësaj marrëveshjeje.

Seco më tutje konstaton se ndikimet negative në pagat zvicerane kanë mbetur margjinale, pagat nuk janë zvogëluar ndjeshëm. Seco sheh probleme vetëm në industri dhe në ndërtimtari.

Konstatimet e Seco-s bien në kundërshtim me ato të komisionit përkatës të Parlamentit Nacional, shkruan drs.ch. Sipas këtij të fundit, për shkak të marrëveshjes në fjalë pagat janë nën presion në gjithë vendin.