Lajme
Sebastian Kurz, një kancelar në mes të vetëlavdërimit dhe rrezikut
Me gjithë rrezikun e pandemisë, duke e marrë pothuajse “bajrakun” në Evropë për lehtësimin e masave, megjithatë Kurz është bërë protagonist i një qetësimi në Evropën Qendrore
Sebastian Kurz pëlqen të vihet në skenë si protagonist, edhe atëherë kur rrezikon shumë. Të martën ai ka marrë hapin e parë për lehtësimin e masave në Austri. Ngadalë, kancelari 33 vjeçar mendon të ringjallë ekonominë e shtetit të tij.
Të shtunën e Pashkëve, duke përcjellë urimet për qytetarët, kancelari kishte një mesazh të mirë për mbi 8 milionë banorët e Austrisë. „Ne do të përpiqemi t’i kthehemi me kujdes normalitetit“, tha udhëheqësi Kurz, shkruajnë mediat gjermane, përcjell albinfo.ch.
Nga e marta, të gjitha dyqanet me sipërfaqe deri në 400 m2 janë hapur. Këtu bëjnë pjesë autolarjet, punëtoritë e veturave dhe biçikletave, dyqanet e materialeve të ndërtimit, drurit dhe të kopshtarisë, dyqanet për shitje dhe tregtim me metale të çmuara. Një pjesë tjetër e bizneseve do të hapen nga data 2 maj, ndërsa faza e tretë për të gjitha bizneset do të pasojë pas datës 18 maj.
Me gjithë rrezikun e pandemisë, duke e marrë pothuajse “bajrakun” në Evropë për lehtësimin e masave, megjithatë Kurz është bërë protagonist i një qetësimi në Evropën Qendrore.
Hapja e dyqaneve, radha deri në 200 metra
Hapja e dyqaneve pas një muaji në Austri, ka rezultuar me fluks të madh të klientëve. Vetëm në “Baumarkt” dhe “OBI” sot janë parë rreshta deri në 200 metra të gjatë të pritjes së klientëve. Edhe pse ka radhë të gjata, njerëzit duket se janë të disiplinuar dhe zbatojnë urdhëresat e shtetit. Urdhëresat kërkojnë që ata të jenë të pajisur me maska, të presin në radhë, të mbajnë distancë mes personave dhe të shërbehen patjetër me karrocën e blerjes, njofton “albinfo.ch”
Ish studenti i drejtësisë nuk kursen vet –lavdërimet. “Austria deri më tani e ka kaluar këtë krizë më mirë sesa shumë vende të tjera, dhe arsyeja e kësaj jeni ju të gjithë”, u është drejtuar ai qytetarëve në mesazhin e tij për Pashkë. Në muajt e ardhshëm, “të gjitha fushat tjera të jetës ekonomike dhe sociale gradualisht do të hapen përsëri”.
Kurz, një hap para Merkelit
Kurz, i cili u bë kancelar për herë të dytë me ndihmën e të gjelbërve në fillim të janarit, është i lumtur që gazeta gjermane “Bild”, e ka vlerësuar si një kancelar model edhe për Gjermaninë.
Që nga shpërthimi i krizës së koronës, 33-vjeçarit i ka pëlqyer të vërë veten në skenë si i gjithëpushtetshëm i cili është një hap para homologes të tij gjermane, Angela Merkel.
Kurz dhe Merkel kanë pasur një marrëdhënie të zymtë që nga kriza e refugjatëve. Në atë kohë, Kurz kritikonte vazhdimisht politikën e migracionit të qeverisë federale në Berlin. Marrëdhëniet bilaterale nuk janë të shkëlqyera as sot e kësaj dite.
Për marrjen e vendimit të hapjes së disa bizneseve në kohën kur e gjithë Evropa është duke u ballafaquar më këtë krizë, ditë më parë kishte reaguar edhe kryeministri bavarez, Markus Söder (CSU). “Nëse liroheni shpejt, mund të pasojë rikthimi i krizës”, kishte sugjeruar ai fqinjët e tij austriakë.
Ndërkohë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në Austri janë mbi 14,000 njerëz që janë testuar pozitivisht me korona virus, ndër ta 368 të vdekur. Për krahasim: Në Gjermani ka mbi 123,000 të infektuar dhe 2.999 vdekje. Gjermania është rreth dhjetë herë më e madhe se Austria.
Kancelari austriak Kurz edhe sot ka dalë në një konferencë për shtyp ku ka thënë se Austria është në rrugë të mirë të tejkalimit gradual të krizës, por ka kërkuar nga qytetarët që të vazhdojnë të respektojnë të gjitha urdhëresat shtetërore.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake Edona Bilali është deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ku përfaqëson Qarkun e Shkodrës, që...
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët do të votojnë për natyralizim më të lehtë Zviceranët do të votojnë për natyralizimin e lehtësuar. Action Quatre Quarts dorëzoi 135,000 nënshkrime në Kancelarinë...
-
Më shumë fleksibilitet për të ndryshuar mbulimin e sigurimit shëndetësor në Zvicër
-
Këshilli Federal rekomandon refuzimin e “Iniciativës foie gras”
-
Cilat janë kooperativat zvicerane të strehimit dhe a mund t’i aksesoni ato?
-
Zvicër: Dardanët presin përkrahjen e bashkatdhetarëve