Kosova

Seancë e jashtëzakonshme për të miturën në Drenas

Gjykata ka vendosur ndaj policit të akuzuar për përdhunim masën e sigurisë “burg me afat 30 ditor

Kuvendi i Kosovës sot pritet të mbajë seancë të jashtëzakonshme lidhur me ngacmimin seksual, përdhunimin dhe kryerjen e abortit të paligjshëm ndaj të miturës në Drenas dhe përgjegjësinë institucionale.

Fillimisht do të mbahet mbledhja e kryesisë me grupet parlamentare. Dje Lëvizja Vetëvendosje së bashku me grupin parlamentar të LDK-së dhe Alternativa-s, kanë dorëzuar kërkesë për seancë të jashtëzakonshme. Partitë kanë kërkuar që seanca të jetë në ora 12:00, përcjell albinfo.ch.

Në Kosovë ka pasur shumë reagime lidhur me rastin e të miturës në Drenas, e cila thotë se është dhunuar nga mësuesi, polici, e më pas është detyruar të abortojë.

Gjykata ka vendosur ndaj policit të akuzuar për përdhunim masën e sigurisë “burg me afat 30 ditor”.

Rasti i 50-vjeçarit ka tronditur më së shumti katër fëmijët e tij, të cilët nuk ishin në dijeni për veprat e babait.

E pyetur nga mediat për rastin, vajza e tronditur e nën lot nuk ka pranuar të flasë asnjë fjalë.

Ndërsa shoku i policit të dyshuar ka thënë se rasti është i montuar dhe se e vërteta së shpejti do të dal në shesh.