Lajme
Cyrih: Nga java që vjen, vaksinimi do të jetë i mundur edhe nga mjekët familjarë
165 ordinanca mjekësore tashmë janë informuar se ato mund të porosisin deri në 100 doza vaksinash "Moderna" në qendrën kantonale të barnave
Duke qenë se vaksina e aprovuar rishtazi, prodhim i kompanisë “Moderna” është shumë më e lehtë për tu trajtuar sesa ajo “Pfizer / Biontech” për sa i përket transportit dhe magazinimit, ajo do të mund të injektohet edhe në ordinancat e mjekëve të praktikës së përgjithshme.
Të kujtojmë: “Moderna” nuk ka nevojë të ruhet në temperaturën prej minus 70 gradësh celsius në gjithë ciklin e shfrytëzimit të saj, siç ka nevpjë vaksina “Pfizer / Biontech”, shkruan albunfo.ch.
Mjekët e përgjithshëm (të sistemit të mjekëve familjarë ose “të shtëpisë”) në Cyrih mund të fillojnë vaksinimin kundër koronavirusit që në javën e ardhshme, raporton srf.ch.
Për një hap të parë në këtë drejtim, Kantoni i Cyrihut pritet të marrë 33,500 doza të vaksinës së aprovuar “Moderna”.
165 ordinanca mjekësore tashmë janë informuar se ato mund të porosisin deri në 100 doza vaksinash në qendrën kantonale të barnave, transmeton albinfo.ch. Për këtë qëllim, shoqata mjekësore ka zgjedhur ordinancat që trajtojnë më shumë se 200 pacientë me rrezik të lartë, që do të thotë pacientë mbi 75 vjeç ose me sëmundje serioze të mëparshme.
Departamenti i shëndetësisë i Kantonit të Cyrihut e ka konfirmuar një artikull në “NZZ” i cili bënte fjalë për këtë mundësi.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot Këtë të diel po votohet për katër propozime kombëtare: Zgjerimi i autostradës: Qeveria federale dhe parlamenti...
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar