Lajme

Së shpejti, vaksina kundër ‘Omicron’

Derisa nuk kanë të ndalur variantet e reja të Covid-19, kompanitë që tashmë kanë nxjerrë në treg vaksina po vazhdojnë të punojnë në zbulimin e vaksinave të tjera kundër varianteve që po shfaqen.

Së fundmi, themeluesi i Moderna-s, Stefan Bancell, tha se po punojnë për të zhvilluar një vaksinë kundër variantit Omicron, e cila do të jetë në dispozicion së shpejti, transmeton Albinfo.ch.

Në një intervistë për CNBC, ai tha se Moderna do të prodhojë 2 deri në 3 miliardë doza përforcuese të vaksinës së saj brenda një viti.

Sipas një njoftimi të kompanisë, muajin e kaluar një dozë përforcuese e vaksinës së saj është efektive kundër variantit Omicron dhe se vaksina aktuale është mbrojtja kryesore kundër Omicron.