Lajme
Së shpejti pritet rritje pagash për punëtorët e ndërtimit në Zvicër
Tani topi është në duart e përfaqësueseve të kompanive të ndërtimit, të cilët do të shqyrtojnë marrëveshjen më 13 janar
Marrëveshja e re kornizë në nivel kombëtar në sektorin e ndërtimit zviceran është gati për t’u lidhur. Në fund të nëntorit, shoqata e kompanive të ndërtimit dhe sindikatat kishin arritur një marrëveshje pas negociatave të vështira, trasnmeton albinfo.ch.
Të shtunën, (sot) punëtorët e deleguar të ndërtimtarisë kanë miratuar rezultatin e marrëveshjes në fjalë, në dy konferenca, shkruan srf.ch. Këtë e kanë bërë të ditur sindikatat Unia dhe Syna.
Tani topi është në duart e përfaqësueseve të kompanive të ndërtimit, të cilët do të shqyrtojnë modalitetet e marrëveshjes më 13 janar të vitit të ardhshëm.
Nëse bien dakord, punëtorët e ndërtimit do të marrin 150 franga shtesë në muaj, përcjell albinfo.ch. Edhe paga minimale do të rritet me 100 franga me kontratën e re.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
LAPSH në Gjenevë, kërkon ndihmë për nxënësit e Shkollës Shqipe Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” në Gjenevë ka kërkuar ndihmë për nxënësit në...
-
Limaj në Gjermani tha se mbështetja e mërgimtarëve është forcë për Kosovën
-
Bedri Hamza takon mantelbardhët shqiptarë në Zvicër, i quan mjekë me përvojë të jashtëzakonshme
-
Prof.Dr. Cuculi, njeriu në mes të doktorit të zemrës dhe menaxherit
-
Jobsmentor.eu, platforma inovative që ndërton ura karriere mes Europës Lindore dhe Perëndimore
Jeta në Zvicër
-
Pak më pak se 30% e njerëzve të larguar nga Ukraina, arrijnë të punojnë në Zvicër Vetëm 29% e ukrainasve në Zvicër kanë një punë, një shifër ende larg objektivit prej 40%...
-
Vera zvicerane nuk do të ndjekë rregullat e BE-së
-
Kantonet zvicerane kanë vrarë 39 ujqër deri më tani këtë vjeshtë
-
Nga sot, ndalohet hyrja në fshatin zviceran, shkak kërcënimet nga rrëshqitja e dheut
-
Pagat zvicerane do të rriten në vitin 2025