Lajme
Së shpejti në votim në OKB, rezoluta e SHBA-së që kërkon armëpushim të menjëhershëm në Gaza
Këtë javë, mund të hidhet në votim rezoluta e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Gazën.
CNN ka raportuar duke u bazuar në burime diplomatikë të afërta me çështjen teksa rezoluta, në të cilën SHBA-ja ka qenë duke punuar për disa javë, thërret për “armëpushim të menjëhershëm dhe të qëndrueshëm, e po ashtu lirimin e të gjitha pengjeve izraelite”, transmeton albinfo.ch.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë dje se shpreson shumë që shtetet do ta mbështesin rezolutën amerikane, pasi sipas tij kjo do të përcjellte një mesazh të fortë.
Ndërkaq, diplomati ka thënë se po punohet që të bëhet i mundur kalimi i rezolutës, ndonëse Rusia ka kërcënuar më parë me veto.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik