Lajme
Së shpejti në Maqedoni, vetëm me letërnjoftime
Qeveria e Kosovës ka konfirmuar se kalimi i kufirit në pikën kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë mund të bëhet së shpejti vetëm me letërnjoftim.
Edhe pse ende nuk është nënshkruar marrëveshja midis dy shteteve, Ministria e Punëve të Brendshme, e udhëhequr nga Skender Hyseni, ka konfirmuar se së shpejti pritet të bëhet një gjë e tillë.
“Duke u bazuar në marrëveshjen për kushtet e udhëtimit për shtetasit e Republikës së Kosovës dhe shtetasit e Republikës së Maqedonisë, e cila ende nuk është nënshkruar (por pritet të nënshkruhet) parashihet kalimi i kufirit në mes të dy vendeve me letërnjoftim”, thuhet në përgjigjen e MPB-së dhënë për gazetën “Zëri”.
Ndryshe, zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë, Muhamet Hoxha, ka deklaruar para disa ditëve se Qeveria e “Gruevskit” ka kaluar tekstin e marrëveshjes në Kuvend dhe të dy qeveritë kanë obliguar ministrat e Punëve të Jashtme që ta nënshkruajnë atë.
Sipas Hoxhës, duke u nisur nga e drejta ndërkombëtare dhe marrëdhëniet miqësore, me këtë marrëveshje shtetasit e njërit apo shtetit tjetër mund të hyjnë në territorin përkatës me letërnjoftime biometrike dhe pa viza, në të gjitha vendkalimet kufitare.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës












