Bota
Së paku 57 viktima nga zjarri në Portugali
Aktualisht janë rreth 700 zjarrfikës të cilët me më shumë se 200 makina zjarrfikëse po mundohen ta luftojnë zjarrin
Zjarri i madh që ka shpërthyer në pyjet e Portugalisë, në regjionin Pedrógão Grande, ka shkaktuar së paku 57 viktima, bëjnë të ditur autoritetet e vendit, raportojnë mediat ndërkombëtare. Shumica kanë humbur jetën pasi që flakët i kanë kapur në makinat e tyre në përpjekje për të ikur nga zjarri. Afër 60 persona të tjerë po në këtë mënyrë kanë pësuar djegie nga zjarri i madh.
Autoritetet njoftojnë më tutje se disa fshatra janë të kërcënuara nga zjarri, i cili ka shpërthyer në katër pika të ndryshme. Aktualisht janë rreth 700 zjarrfikës të cilët me më shumë se 200 makina zjarrfikëse po mundohen ta luftojnë zjarrin. Ndihma me aeroplanë zjarrfikës kanë ardhur po ashtu edhe nga Spanja dhe nga Franca.
Autoritetet po hulumtojnë shkakun e zjarrit më të madh që ka ndodhur në Portugali prej dekadash.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit