Lajme
Së paku 34 refugjatë u mbyten në detin Egje
Trupat e të paktën 34 emigrantëve që luftuan nëpër detin Egje për të arritur në ishujt grekë janë gjetur në qarqet Ayvalik dhe Dikili, pasi dy anije u përmbysen dhe ekziston frika se numri i të vdekurve mund të jetë më i madh, njoftuan mediet turke, përcjell albinfo.ch.
Ende nuk është bërë i ditur numri i refugjatëve dhe identiteti i tyre.
Refugjatët kanë bërë përpjekje që të lundrojnë nga vendpushimi turk Dikili për në ishullin grek Lesbos.
Trupat e 24 viktimave janë gjetur në bregun e zonës Ayvalik, tha për Reuters një nga zyrtarët e rojës bregdetare turke. Dhjetë viktima të tjera megjithatë u gjetën në plazhe, në Dikili.
Sipas agjencisë së lajmeve Anadolu, të identifikuarit besohet të jenë nga Iraku, Algjeria dhe Siria.
Rojat bregdetare turke kanë shpëtuar nëntë persona, të cilët arriten pavarësisht stuhive të rënda.
Ata ishin të shtruar në një spital shtetëror në Ayvalik.
Refugjatët, kryesisht sirianë, nëpërmjet rrugëve detare të rrezikshme kërkojnë strehim në vendet e pasura perëndimore në Evropë, me gjithë motin e ftohtë. Numri i tyre ka arritur shifrën në më shumë se një milion njerëz, pothuajse pesë herë më shumë se vitin paraprak.
Rreth 850.000 njerëz vitin e kaluar mbërritën në Greqi, duke paguar trafikantët mijëra euro që të kalojnë nga Turqia. Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM), të paktën 700 persona, kryesisht nga Siria dhe Iraku kanë humbur jetën ose janë zhdukur duke u përpjekur të kalojnë detin Egje.
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika Polemika po rritet në lidhje me dënimin e propozuar për njerëzit që kërkojnë kujdes mjekësor urgjent...
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë