Lajme
“Strabag” ua sjell ujin fshatrave të Ferizajt
Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë
![](https://www.albinfo.ch/wp-content/uploads/2017/01/ferizaj-528x396.jpg)
Kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa dhe përfaqësues të kompanisë austriake për teknologjinë e ujit “Strabag AG” nga Vjena, nënshkruan sot kontratën për zbatimin e ndërtimit të skemës për furnizim me ujë në Ferizaj. Ky projekt, sipas kryetarit Svarqa, është njërin nga më të mëdhenjtë që do të jetësohet në komunën e Ferizajt gjatë viteve të fundit.
“Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë”, deklaroi ai.
Po ashtu projekti parashikon shpimin e pesë burimeve të ujit, vendosjen e tubacionit deri tek rezervuari, si dhe ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit për fshatrat Sojevë, Dardani, Zllatar, fshatrat përreth tyre dhe një pjesë të qytetit të Ferizajt.
Kontrata, siç u tha, hyn në fuqi pasi të jetë ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës dhe banka austriake, ndërsa do të zbatohet brenda dy vitesh nga dita e ratifikimit.
E-Diaspora
-
17 Vjet Pavarësi: Diaspora, drita e ditëve të errëta të Kosovës e forca e çlirimit të saj Ëndrra e shumë brezave në Kosovë mban vulën e datës 17, muajit shkurt dhe vitit 2008....
-
17 vjetori i 17 Shkurtit, temë bosht e numrit të ri të revistës albinfo.ch
-
Hobi i veçantë i Egzonit që po mirëpritet në rrjetet sociale
-
Në Vjenë festohet 17-të vjetori i Pavarësisë së Kosovës
-
Shqiptarja nga Kosova, inxhiniere softuerike në “NETFLIX”
Jeta në Zvicër
-
Alpet zvicerane janë gjithnjë e më shumë destinacioni i të pasurve Gjithnjë e më shumë hotele me katër dhe pesë yje po shfaqen në vendpushimet malore zvicerane,...
-
Partia Socialdemokrate kërkon të ulë kohën maksimale javore të punës nga 45 në 38 orë
-
17 vjetori i 17 Shkurtit, temë bosht e numrit të ri të revistës albinfo.ch
-
Votat, iniciativat dhe referendumet zvicerane – historia e tyre
-
Zviceranët po shpenzojnë sërish më shumë