Integrimi
Së bashku kundër racizmit: Një pledoaje e Merita Shabanit për arsim të hapur
Arsimi është çelësi dhe ne duhet të punojmë së bashku si shoqëri, prindër, mësues dhe nxënës kundër racizmit për të dhënë një shembull
Java ndërkombëtare kundër racizmit është në prag dhefaktorë të ndryshëm nga Zvicra janë angazhuar për këtë temë, përfshirë këtu edhe Merita Shabanin, punonjëse arsimi dhe zv. kryeredaktore e mediumit baba news. Në një intervistë për albinfo.ch, ajo shpjegon rolin e saj në një panel diskutimi në Bernë me temën e antiracizmit në shkolla dhe thekson rëndësinë e pjesëmarrjes së përbashkët të prindërve, mësuesit dhe nxënësit.
albinfo.ch: Mund të na thoni diçka për rrugën tuaj të deritashme shkollore dhe si keni ardhur në akademinë baba?
M. Shabani: Rruga ime shkollore ka qenë e ngjashme me atë të shumë njerëzve të tjerë. Shkollën sekondare e mbarova në Bernë, (gjë që kuptohet lehtësisht nga dialekti im). Pas shkollës së mesme, ndoqa shkollën e biznesit, gjithashtu në Bernë, dhe më pas përfundova shkollën profesionale (BMS) si dhe një stazh. Pas kësaj kam pasur një qëndrim për mësimin e gjuhës, në San Francisko përpara se të filloja të studioja ekonominë në Fribourg. Megjithatë, në fund nuk i mbarova studimet. Kam dështuar në provimin e matematikës. Por, megjithatë unë bëj sot punën time të ëndrrave.
Në baba news e kam nisur si protagoniste. Kjo do të thotë se në fillim isha shumë para kamerës. Më vonë mora gjithnjë e më shumë detyra dhe kuptova se kjo është pikërisht ajo që dua të bëj.
albinfo.ch: Sa e rëndësishme është Java e Racizmit në Bernë për punën tuaj dhe cili është mesazhi i saj?
M. Shabani: Ne duam t’i vendosim hapur dhe drejtpërdrejt për diskutim botëkuptimet shoqërore që janë të ngulitura fort në Zvicër. Një shembull i kësaj është besimi në një shoqëri meritokratike ku mund të arrini gjithçka nëse punoni mjaftueshëm dhe e dëshironi vërtet atë. Megjithatë, statistikat tregojnë një realitet tjetër shoqëror: avancimi social dhe profesional mbetet i vështirë për shumë nxënës në Zvicër për shkak të prejardhjes së tyre familjare, mbiemrave që tingëllojnë të huaj dhe faktorëve të tjerë.
Është e rëndësishme të shikohet nga afër, të quhet problemi me emrin e tij dhe të tregohen mënyra se si mund të krijohen mundësi të barabarta për të gjithë nxënësit. Pastaj, pengesat sociale të shkaktuara nga racizmi mund të trajtohen në mënyrë konstruktive dhe me sukses. Nuk bëhet fjalë që të gjithë nxënësit duhet të ndjekin rrugën akademike, por bëhet fjalë për të mos ua penguar këte mundësi atyre që e duan.
Nga ana tjetër, ne tërheqim vëmendjen edhe për aspektin financiar të hulumtimit të racizmit, sepse puna e përfshirë kërkon burime të ndryshme, njohuri të specializuara dhe njerëz që punojnë çdo ditë për arsim të hapur. Arsimi është çelësi dhe ne duhet të punojmë së bashku si shoqëri, prindër, mësues dhe nxënës kundër racizmit për të dhënë shembull. Në këtë mënyrë, ne duam të sigurojmë që të gjithë qytetarët zviceranë të përfitojnë nga puna jonë dhe të kenë një shans të drejtë arsimimi dhe pjesëmarrjeje sociale.
albinfo.ch: Çfarë roli luan gjuha në kontekstin e racizmit dhe si mund të ndihmojë për të thyer paragjykimet?
M. Shabani: Në kontekstin e racizmit, gjuha luan një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm, pasi ajo mund të kontribuojë si në përhapjen e paragjykimeve dhe diskriminimit, ashtu edhe në edukimin dhe sensibilizimin. Për të thyer paragjykimet dhe për të mbrojtur veten nga deklaratat dhe veprimet raciste, është e rëndësishme që nxënësit të mund të përmendin atë që janë duke përjetuar. Si pjesë e akademisë sonë (baba Akademy), ne shikojmë forma të ndryshme të diskriminimit. Kjo është arsyeja pse akademia jonë ofron seminare në të cilat nxënësit mësojnë se si të njohin gjuhën e urrejtjes, çfarë janë mesazhet implicite dhe si t’i kundërvihen asaj.
Ne duam të përqendrohemi në mënyrën se si dikush flet për të tjerët për t’i ndërgjegjësuar nxënësit për ndikimin që fjalët e tyre kanë te të tjerët. Ata gjithashtu duhet të mësojnë se mund të mbrohen kundër racizmit dhe nuk duhet të durojnë gjithçka. Prandaj, komunikimi i hapur dhe adresimi i diskriminimit janë shumë të rëndësishme për të ndërmarrë veprime konkrete kundër diskriminimit dhe për eliminimin e tij. Në këtë kontekst, është e rëndësishme që prindërit, mësuesit e besuar, punonjësit socialë të shkollës dhe të tjerët të dëgjojnë nxënësit dhe t’i marrin seriozisht perceptimet e tyre në mënyrë që ata të ndjehen të sigurt dhe të marrin mbështetje.
Intervistoi: Driter Gjukaj
Burimet për debatin e panelit:
https://www.bern.ch/themen/auslanderinnen-und-auslander/integration-und-migration/discrimination-und-rassismus/bern-gegen-rassismus/programm-2023/montag-25.03
*Burimet statistikore:
Një raport i vitit 2018 nga Fondacioni Kombëtar Zviceran i Shkencës (SNSF) zbuloi se lëvizshmëria arsimore në Zvicër është më e ulët se në vendet e tjera. Në veçanti, fëmijët e prindërve me nivel të ulët arsimor e kanë më të vështirë të ngjiten në shkallët shoqërore. Raporti është në dispozicion këtu: https://www.snf.ch/de/die-snf/ueber-uns/newsroom/seiten/news-180620-medienmitteilung-bildungsmobilitaet.aspx
Një studim nga Instituti Federal Zviceran i Teknologjisë (ETH) nga viti 2020 tregoi se suksesi arsimor në Zvicër varet shumë nga sfondi social. Studimi tregon gjithashtu se fëmijët me prejardhje migrimi dhe fëmijët me mbiemra që tingëllojnë të huaj janë shpesh në disavantazh. Studimi është i disponueshëm këtu: ethz.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit Vetëm dy raunde i kanë mjaftuar boksierit shqiptar, Jurgen Uldedajt, të mposhtë rivalin që kishte përballë,...
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
-
Sonte në Bazel u shfaq premiera e komedisë shqiptaro-zvicerane “Te Berberi – rritet prapë”
-
albgala 2024: Yjet Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Këto pritet të jenë çmimet e biletave për Eurovision Transmetuesi Zviceran SRG SSR ka zbuluar detajet e Konkursit të Këngës në Eurovision 2025 në Bazel....
-
Autoritetet e Gjenevës u kujtojnë banorëve që të shmangin mbingarkimin e dhomave të urgjencës gjatë pushimeve
-
Zvicra mund të ndërtojë termocentrale të reja bërthamore
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Si mund të humbasin pronarët e shtëpive të dyta në Zvicër në ligjin e ri tatimor?