Shkurt.ch
Schwyzerdütsch apo Hochdeutsch ?
Këtë të diel votohet në Bazel dhe në Cyrih për iniciativat që kërkojnë që mësuesit parashkollorë të ligjërojnë në Schwyzerdütsch
Zakonisht, mësimi parashkollor për fëmijët në Bazel dhe Cyrih është dhënë në dialektin Schwyzerdütsch.
Mirëpo, pas studimit PISA të viti 2001, ku konstatohej se nxënësit në Zvicrën gjermane janë më të dobët se të tjerët në literaturë, disa kantone, në veçanti ai i Bazelit dhe i Cyrihut, e imponojnë Hochdeutsch si gjuhë kryesore në shkollat fillore dhe si gjuhë të pjesërishme në institucionet parashkollore, njofton e përditshmja «24 Heures».
Kështu që nga viti 2009 profesorët parashkollorë të Cyrih janë të obliguar të flasin gjermanishten standarde një të tretën e kohës, kurse ata të Bazel-Qytetit, 50% të kohës me nxënësit. Edhe pse ky vendim i lejon fëmijët të flasin në dialekt, këto masa nuk u pëlqejnë të gjithë mësuesve.
Në fakt, të mbështetur nga partitë politike të gjitha taborreve, ata lansojnë një iniciativë për t’u kthyer në sistemin e vjetër. Argumenti kryesor i kësaj kërkese bazohet në faktin se, sipas tyre, fëmijët, duke qenë në moshë shumë të ulët për ta bërë dallimin mes Schwyzerdütsch dhe Hochdeutsch, i përziejnë të dyjat dhe nuk arrijnë ta flasin asnjërën nga këto gjuhë.
Nga ana tjetër, përgjegjësit kantonalë, të mbështetur nga shumica e partive politike, i kundërshtojnë këto pikëpamje, duke thënë se « nxënësit duhet të kanë nocione të mira të gjermanishtes kur arrijnë në shkollë fillore », thotë Pierre Felder drejtor i shkollimit të detyrueshëm në Bazel-Qytet. Sipas tij, «kjo iu mundëson atyre të integrohen, sidomos kur janë të huaj dhe të korrin rezultate më të mira».
Mirëpo, analiza e «24 Heures» vë në spikamë faktin se këto votime janë të natyrës identitare, sidomos për kantonet fqinje me Francën apo Gjermaninë dhe ku imigrimi nuk ka të ndalur. Partitë konzervatore i mbrojnë fuqimisht iniciativat për dialektet lokale, duke thënë se «nuk ka arsye që vendësit t’iu adaptohen të huajve», respektivisht gjermanishtes.
Çështja ka pra të bëjë me frikën nga humbja e një pjese të kulturës lokale, sikurse në Lander. Mirëpo, për Pierre Folder dhe homologun e tij nga Cyrihu, Urs Meier, Schwyzerdütsch dhe Züridütsch nuk janë në rrezik. Përkundrazi, praktika e Schwyzerdütsch te të rinjtë është në rritje.
Së fundi, ballë këtyre zërave emocional në favor të këtyre iniciativave, përgjegjësit politikë i kanë zbutur qëndrimet, njofton «24 Heures».
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’ Kjo sepse dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’, një zbavitje tradicionale e...
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun